Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJETHEÍMËT mb. Që i ka gjethet të imëta. Bimë gjetheimët.
GJÉTH/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e rëndësishme e bimëve si fletë me trajta të ndryshme, që del në degë, në kërcell ose drejt nga rrënja dhe që shërben për përftimin e lëndëve u…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTH/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Thika e zdrukthit me teh të gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTHE mb. I lehtë; i shkathët. Nusja jonë është gjethe për punë.✱Sin.: i zhdërvjellët, i papërtuar, i papërtueshëm, i shpejtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTHE fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “gjethe”, “me gjethe...”, “që i ka gjethet si...” (p. sh.: gjethedendur, gjethegjerë, gjethemadh, gjethengushtë, gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEBÁRDHË mb. Fletëbardhë. Bimët gjethebardha.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEBLÉRTË mb. Me gjethe të blerta; fletëblertë. Në pranverë, natyra vishet me pemë gjetheblerta dhe lule shumëngjyrëshe
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEBRÍ,~RI m. sh. ~RË, ~RËT bot. (lat. Ceratophyllum) Bimë ujëse gjethehollë; barishte me gjethet si bri, që rritet në liqene të cekëta a nëpër kanale.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEDÉ/LL,~I m. sh. ~J, ~JTË 1. bot. (lat. Plantago) Bimë barishtore shumëvjeçare deri 25 cm e lartë, me lulesë të vendosur në majë të bishtit, me gjethe vezake të lëmuara; gjeth…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEGJÁTË mb. Që i ka gjethet të gjata, me gjethe të gjata. Drurë gjethegjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEGJÉRË mb. Që i ka gjethet të gjera, me gjethe të gjera, fletëgjerë; kund. gjethengushtë. Bimë gjethegjerë. Panja gjethegjerë. Krifsha gjethegjerë.✱Sin.: gjethehapët, fletëhap…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEHÁPËT mb. Që i ka gjethet të hapura; fletëhapët. Bimë gjethehapët.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEHÓLLË mb. Që i ka gjethet të holla. Shpargulli gjethehollë. Grashina gjethehollë. Luledhri gjethehollë.✱Sin.: fletëhollë, llapëhollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEMÁDH,~E mb. Që i ka gjethet të mëdha; fletëmadh; kund. gjethevogël. Shelg gjethemadh.✱Sin.: llapëmadh, llapan, llapush.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEMÍS/ËR,~RI f. sh. ~RA, ~RAT bot. (lat. Aspidistra elatior) Bimë zbukurimi me gjethe jeshile të errët, deri 50 cm të gjata, me lule tetëpetëlshe në ngjyrë gështenjë të errët n…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHERË́NËS,~E mb. Që i bien gjethet, që nuk i mban gjethet gjatë gjithë vitit; kund. gjethembajtës. Dru gjetherënës. Shkurre gjetherënëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHESHÚMË mb. Që ka shumë gjethe, me shumë gjethe; fletëshumë. Shkurre gjetheshumë. Druri gjetheshumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Nis të nxjerrë gjethe; gjethohet. Po gjethet pylli.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHETRÚC,~E mb. Gjethedendur.✱Sin.: fletëdendur, gjethatak, gjetheshumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEVÓGËL mb. Që i ka gjethet të vogla, me gjethe të vogla, fletëvogël; kund. gjethemadh. Duhan gjethevogël. Bli gjethevogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTHEZ,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë e re, e bukur dhe e hijshme. Gjethezë, moj gjethezë / gjethezë të keqen o/ kur të gjeta vetem o (kr. pop.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë