Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJETHËRÚAR (i, e) mb. E mbushur me gjethe; e gjethuar. Bimë e gjethëruar. Jargavanët e gjethëruar sapo kishin çelur.
GJÉTH/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Gjethe e re, e njomë. Gjethla të njoma e të gjelbra.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTH/ËM (i), ~ME (e) mb. I blertë; në ngjyrën e blertë të gjetheve të reja.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gjethëron. Gjethërimi i blirit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GJETHËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. Gjethohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHËR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Lëshon a nxjerr gjethe; nis të nxjerrë gjethe; gjethon. Gjethëruan pemët. Lajthitë patën gjethëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gjethim. Gjethësim i dendur. Gjethësimi i ri i tij në një stinë tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GJETHËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Gjethohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHËS/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Gjethon.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHËSÚAR (i, e) mb. I gjethuar. Një pemë e gjethësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTHËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Gjethe e vogël, që del në fillim në sythin e bimës; gjethe e vogël si pjesë e një gjetheje të përbërë. Gjethëzat e akacies.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë