Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJERMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Gjermanisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Gjermania.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMANÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht., vjet. Pushkë e prodhuar në Gjermani.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMANÍK,~E mb. I Gjermanisë; i gjermanëve. Gjuhët gjermanike.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMANÍSHT ndajf. Në gjuhën gjermane. Flet gjermanisht. Fjalor shqip-gjermanisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues i gjuhës dhe kulturës gjermane. Gjermanist i njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMANÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Studiuese e gjuhës dhe kulturës gjermane. Qe gjermaniste e njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMANIÚM,~I m., kim. Element kimik metaloid, i thyeshëm, me ngjyrë të hirtë në të bardhë, që ngjan me silikonin; përdoret në gjysmëpërçues (simboli Ge).
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMANIZÍM,~I m. Imponim a përvetësim i kulturës dhe i mënyrës së jetesës gjermane.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMÁNÇ/E,~JA f., bised. Gjermanishtja.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJERMÁNÇE ndajf., bised. Gjermanisht. I referohet gjithnjë gjermançe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë