Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJEOTEKTONÍK,~E mb., gjeol. Që ka të bëjë me strukturën e masave shkëmbore. Evolucion gjeotektonik. Pozicioni gjeotektonik.
GJEOTEKTONÍK/Ë,~A f. Gjeologji strukturore. Konceptet e reja në gjeotektonikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOTEKNÍK,~E mb., ndërt. Që ka të bëjë me gjeoteknikën; i gjeoteknikës. Inxhinier gjeoteknik. Studim gjeoteknik. Modelimi kompjuterik i problemeve gjeoteknike.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOTEKNÍK/Ë,~A f., ndërt. Zbatim i parimeve shkencore e inxhinierike në zgjidhjen e problemeve ndërtimore të krijuara nga natyra dhe nga përbërja e kores së Tokës. Gjeoteknika eks…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOTEKNOLOGJÍ,~A f., gjeol. Tërësi e parimeve gjeoteknike të zbatuara në teknologjinë e nxjerrjes dhe përdorimit të burimeve natyrore nga toka. Bazat e gjeoteknologjisë. Gjeotekno…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOTEKNOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me gjeoteknologjinë; i gjeoteknologjisë. Inxhinier gjeoteknologjik.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOTEORÍ,~A f. Teoria e krijimit të Tokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOTERMÁL,~E mb. Që ka lidhje me energjinë termale në brendësi të Tokës. Burimet e energjisë gjeotermale. Rezerva gjeotermale.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOTERMÍK,~E mb. Gjeotermal. Energjinë gjeotermike. Elektriciteti gjeotermik. Ujërat gjeotermike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë