Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJEOSTACIONÁR,~E mb., astr. Që qëndron në stratosferë në një pikë të palëvizshme në lidhje me sipërfaqen e Tokës. Orbitë gjeostacionare. Satelitët gjeostacionarë.
GJEOSTATÍK,~E mb., ndërt. Që është i aftë të përballojë trysninë e tokës nga të gjitha anët. Ku kalon orbita gjeostatike e një sateliti, mbi polet e Tokës apo mbi ekuator?
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOSTATÍK/Ë,~A f., ndërt. Statikë e trupave të ngurtë. Kualifikim në fushën e gjeostatikës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOSTRATÉG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me gjeostrategji. Gjeostrateg i veçantë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOSTRATEGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË Strategji globale e çështjeve gjeopolitike. Gjeostrategji e re e zhvillimeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOSTRATEGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me gjeostrategjinë; i gjeostrategjisë. Mesazhe gjeostrategjike. Sfidat gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë