Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJEOLOGJÍK,~E mb. 1. Që lidhet me gjeologjinë, i gjeologjisë. Hartë gjeologjike. Kërkime gjeologjike. Kohë (epokë, periudhë) gjeologjike. Shtresë gjeologjike. Prerje gjeologjike paraqitje e shtresave të tokës dhe e mënyrës së vendosjes së tyre për qëllime studimi. Shërbim gjeologjik.
GJEOLOGJIKÍSHT ndajf. Në pikëpamje gjeologjike; nga pikëpamja gjeologjike. Është gjeologjikisht aktiv. Vendi i pasur gjeologjikisht. Gjeologjikisht ishujt janë të rinj.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në fushën e gjeologjisë; punonjës i kualifikuar, që merret me kërkime dhe punime gjeologjike. Gjeologët shqiptarë. Gjeologët e puseve të naftës…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në fushën e gjeologjisë. Gjeologet e reja. Çadrat e gjeologeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJEOLOGJÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, të përbërjes, të formimit e të zhvillimit të kores së tokës, me historinë e trajtave të ngurosura të jetës organike në…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë