Fjalori


Rezultate të ngjashme

GJEODÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gjeodezist. Gjeodeti përdor dronë për të skanuar terrenin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEODÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gjeodeziste. U përfshi në projekt si gjeodete.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEODEZÍ,~A f. 1. Shkenca që studion trajtën e Tokës, që përcakton përmasat e saj dhe që merret me matje të ndryshme të sipërfaqes për ta pasqyruar në plane dhe në harta. Sektori i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEODEZÍK,~E mb. Që lidhet me gjeodezinë, i gjeodezisë; që merret me gjeodezi. Rrjet gjeodezik. Instrumente gjeodezike. Punime gjeodezike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEODÍK,~E mb., gjeol. Që ka të bëjë me gjeodën; i gjeodës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEÓDË,~A f., gjeol. Gropëz e mbushur me kristale ose lëndë minerare në një shkëmb sedimentar ose vullkanik.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOFIZÍK,~E mb. Që ka të bëjë me gjeofizikën, i gjeofizikës; që merret me gjeofizikë. Kërkime gjeofizike. Viti gjeofizik. Kushtet gjeofizike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në fushën e gjeografisë; ai që merret me gjeografi. Grupi i gjeografëve të rinj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në fushën e gjeografisë; ajo që merret me gjeografi. Gjeografja përdori hartat digjitale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOGRAFÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, të përbërjes, të formimit e të zhvillimit të kores së tokës, me historinë e trajtave të ngurosura të jetës organike në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOKIMÍ,~A f. Shkencë që përdor mjetet dhe parimet e kimisë për të shpjeguar mekanizmat e sistemeve madhore gjeologjike si korja e Tokës dhe oqeanet e saj; kimia e tokës. Hyrje në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOKIMÍK,~E mb. Që ka të bëjë me gjeokiminë; i gjeokimisë. Studime gjeokimike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në fushën e gjeologjisë; punonjës i kualifikuar, që merret me kërkime dhe punime gjeologjike. Gjeologët shqiptarë. Gjeologët e puseve të naftës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në fushën e gjeologjisë. Gjeologet e reja. Çadrat e gjeologeve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOLOGJÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, të përbërjes, të formimit e të zhvillimit të kores së tokës, me historinë e trajtave të ngurosura të jetës organike në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOMÉTR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Teknike që merret me matjen e sipërfaqeve të tokës dhe me matjet e nevojshme për ndërtimet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOMETRÍ,~A f. 1. mat. Degë që studion format e marrëdhëniet e trupave në hapësirë, vetitë dhe mënyrat e matjes së tyre. Gjeometri analitike degë e gjeometrisë që studion shndërri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT Teknik që merret me matjen e sipërfaqeve të tokës për ndërtime a për punime të ndryshme; dhematës. Punon si gjeometër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOSFÉR/Ë,~A f. Tërësi e pjesëve të ngurta të Tokës. Gjeosfera e brendshme të Tokës. Gjeosferë e shkrirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJEOTEORÍ,~A f. Teoria e krijimit të Tokës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.