Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJENEALOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me gjenealogjinë, i gjenealogjisë; që jep gjenealogjinë. Druri gjenealogjik figurë si dru, trungu dhe degët e të cilit tregojnë lidhjet e birërisë së një familjeje ose lidhjet e pjesëve të diçkaje me burimin e tyre gjatë zhvillimit. Klasifikimi gjenealogjik i gjuhëve. Druri gjenealogjik diagram në trajtë druri, në të cilin trungu dhe degët tregojnë lidhjet e birërisë së një familjeje ose lidhjet e pjesëve të diçkaje me burimin e tyre gjatë zhvillimit. Libër gjenealogjik.
GJENEALOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Historia e prejardhjes së brezave të një fisi a të një familjeje njëri pas tjetrit, radha e brezave me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët; d…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJENEALOGJÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me gjenealogji. Gjenealogjistë profesionistë dhe shumë të zotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJENEALOGJÍST,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me gjenealogji.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë