Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJÉLBËR (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrën e barit të njomë; që ka bimësi të njomë; që është i mbuluar me bar të njomë a me gjethe; i blertë. Ngjyrë e gjelbër. Gjethe të gjelbra. Bari i g…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉLB/ËR,~RIT (të) as. 1. Ngjyrë e gjelbër; e gjelbra.2. Përdoret edhe për parti politike ambientaliste. Të gjelbërit patën rezultate elektorale befasuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉLB/ËR,~RA (e) f. Ngjyra e gjelbër; bojë e gjelbër. E gjelbër e hapët (e mbyllët). Lyej me të gjelbrën.✱Sin.: e blertë, jeshile.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÁK,~E mb. I gjelbëremë. Gjethet e kanë humbur shkëlqimin gjelbërak dhe duken si të dremitura.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÉM/Ë (i),~E (e) mb. Që vjen si i gjelbër, në të gjelbër. Ngjyrë e gjelbëreme.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÍ,~A f. Gjelbërsi. Për një mjedis me shumë gjelbëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur gjelbëroj a gjelbërohet diçka; blerim; dalje e gjetheve. Gjelbërimi i qytetit. Gjelbërimi i parqeve. Punimet e gjelbërimit. Gjelbërimi i drurëve.2. p…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÍM/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT Perime të gjelbra si sallata, qepët e njoma, spinaqi, lëpjeta etj; lakrat e barishte të egra si perime; njomishte. Rron me gjelbërima. Ka blerë…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÍSHT ndajf. Me ngjyrë të gjelbër; me bimësi të gjelbër; blertas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GJELBËR/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. vet. v. III Merr ngjyrë të gjelbër, duke u mbuluar me bar a me gjethe; mbulohet me bar; bleron, mbushet a vishet me gjethe. U gjelbëru…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Merr ngjyrë të gjelbër, duke u mbuluar me bar e me gjethe; duket i gjelbër; shquan me ngjyrën e gjelbër, bleron. Gjelbëroi pylli.…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÓR,~E mb. I gjelbëremë. Ju sheshet e lulëzuar,/ ju bregore gjelbërore. Livadhe gjëlbërore.✱Sin.: i gjelbëremë, i gjelbëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÓSH,~E [GJELBËRÚSH,~E] mb., poet. I gjelbër. Ngjyrë gjelbëroshe.✱Sin.: i gjelbëruar, i blertë, i bleruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRSÍ,~A f. Të qenët i gjelbër; ngjyra e diçkaje të gjelbër; gjelbërim. Gjelbërsia e pyllit. Humbet gjelbërsinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÚAR (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrë të gjelbër nga bari, nga bimët e nga drurët e veshur me gjethe, i blertë. Fushë e gjelbëruar. Livadhe të gjelbëruara.2. Që ka bimë e drurë, që…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÚES,~E mb. Që i jep ngjyrën e gjelbër diçkaje, që i jep gjelbërim. Bimë gjelbëruese. Kurorë gjelbëruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÚSH/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Chloris chloris) Zog pak më i madh se trumcaku, me pupla të gjelbra në të verdheme, që nuk shtegton.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËRÚSH/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Digitaria) Bar një ose shumëvjeçar që rritet në vise të ngrohta dhe tropikale dhe prodhon kallinj me kokrra të ngrënshme të përdorshme …
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËSÍM,~I m., bised. Veprimi kur gjelbësojmë diçka; provim i gjellës për kripë. Gjelbësimi i turlisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJELBËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Provoj për kripë (gjellën); ngjëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë