Fjalori
GJELBËROJ

GJELBËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Merr ngjyrëgjelbër, duke u mbuluar me bar e me gjethe; duket i gjelbër; shquan me ngjyrën e gjelbër, bleron. Gjelbëroi pylli. Gjelbërojnë livadhet. Gjelbëron gruri.
2. kal. Mbjell me të gjelbra një vend. Gjelbërojnë qytetin. Gjelbëruan rrugët.
3. kal., vet. v. III I jep ngjyrën e gjelbër një vendi. Bari gjelbëron fushën.
Sin.: bleron, lulëzoj, jeshilon, verdhon.


Rezultate të ngjashme

GJÉLBËR (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrën e barit të njomë; që ka bimësi të njomë; që është i mbuluar me bar të njomë a me gjethe; i blertë. Ngjyrë e gjelbër. Gjethe të gjelbra. Bari i g…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÉLB/ËR,~RIT (të) as. 1. Ngjyrë e gjelbër; e gjelbra.2. Përdoret edhe për parti politike ambientaliste. Të gjelbërit patën rezultate elektorale befasuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÉLB/ËR,~RA (e) f. Ngjyra e gjelbër; bojë e gjelbër. E gjelbër e hapët (e mbyllët). Lyej me të gjelbrën.Sin.: e blertë, jeshile.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJELBËRÁK,~E mb. I gjelbëremë. Gjethet e kanë humbur shkëlqimin gjelbërak dhe duken si të dremitura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJELBËRÍ,~A f. Gjelbërsi. Për një mjedis me shumë gjelbëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJELBËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur gjelbëroj a gjelbërohet diçka; blerim; dalje e gjetheve. Gjelbërimi i qytetit. Gjelbërimi i parqeve. Punimet e gjelbërimit. Gjelbërimi i drurëve.2. p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJELBËRÓR,~E mb. I gjelbëremë. Ju sheshet e lulëzuar,/ ju bregore gjelbërore. Livadhe gjëlbërore.Sin.: i gjelbëremë, i gjelbëruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJELBËRSÍ,~A f. Të qenët i gjelbër; ngjyra e diçkaje të gjelbër; gjelbërim. Gjelbërsia e pyllit. Humbet gjelbërsinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÉLBËT (i, e) mb. bised. I kripur; i shëllirtë. Ujë i gjelbët. Gjellë e gjelbët.Sin.: i kripur, i shëllirshëm, i shëllirtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÉLBËT ndajf. 1. Plot me kripë; me shumë kripë.2. fig. Me thumba a kunja. Flas gjelbët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.