Fjalori
GJATË

GJÁT/Ë (i, e) mb. 1. Që ka shtrirjemadhehapësirë në përmasën e gjatësisë; që zgjatet shumë nga njëri skajtjetrin; me gjatësi më të madhe nga sa duhet a nga sa është e zakonshme ose në krahasim me një tjetër; kund. i shkurtër. Rrugë e gjatë. Fijegjatë. Me këmbëgjata. Flokëgjatë. Këmishë me mëngëgjata. Valëgjata (elektr.) valë me hapin e lëkundjes më të madh se 3000 metra. Ecën me hapa të gjatë. I pres drutë të gjata. I rri i gjatë fundi. Është bërë i gjatë. Burrë i gjatë. Bëhet më i gjatë zgjatet.
2. shtrihet në një madhësicaktuar në përmasën e gjatësisë; që ka truplartë. Katër metra i gjatë. Një kilometër i gjatë. Sa i gjatë është?
3. është me shtatlartë; kund. i shkurtër. Njeri i gjatë. Plep (lis) i gjatë.
4.zgjat shumë kohë, më shumë se zakonisht ose më shumë se një tjetër; shtrihet shumëkohë a që kërkon një periudhë kohe pak a shumëmadhe; kund. i shkurtër. Dimër i gjatë. Kohë e gjatë. Pushim i gjatë. Me afatgjatë. Udhëtim i gjatë. Me jetëgjatë! (fj. u.). Gjithë ditën e gjatë gjatë gjithë ditës. Gjithë natën e gjatë gjatë gjithë natës. Film me metrazhgjatë.
5. Që ka vëllimmadh (për shkrime e për vepra letrare); i hollësishëm, jo i ngjeshur. Tregim i gjatë. Artikull i gjatë. Bisedë e gjatë.
6. gjuh.zgjatettepër kur shqiptohet, që ka gjatësi më të madheshqiptim; kund. i shkurtër. Zanore e gjatë. Rrokje e gjatë. Diftong i gjatë.
Sin.: i stërgjatë, picigjatë, i largët, gjatosh, gjatush, gjatarush, i zgjatur, i lartë, shtatgjatë, trupgjatë, shtatlartë, shtyllak, i hollësishëm.
S’i bën drutëgjata (dikush) shih i pret drutëshkurtra (dikush). S’e bërigjatë (dikush) veproi shpejt a menjëherë, e vendosi dhe nisi ta bëjë diçka; i ra shkurt, nuk e zgjati; s’e bëri gjatë. S’ia bërigjatë (dikujt) nuk duroi a nuk priti shumë për t’i thënë a për t’i bërë diçka, s’ia zgjati; ia tha diçka copë e prerë; ia preu shkurt. *Gjuhët e gjata janë lodhur tall. E ka dorëngjatë (i ka duartgjata) (dikush) keq. 1. shih ka dorë1,2 (dikush). 2. Është i fuqishëm a ka përkrahje për t’u bërë keqtjerëve; i ka mundësitëarrijë atë që do, nuk e pengon asgjë; kund. i ka duartshkurtra. E ka fytingjatë (dikush) ha shumë, s’lë gjë pa ngrënë, është grykës i madh; është i pangopshëm; ha me dy gryka. Nuk e ka të gjatë. 1. (dikush). Nuk do të rrojë edhe shumë, po i afrohet vdekja; do të vdesëshpejti (për një të sëmurë rëndë a për një plakthyerështë afër vdekjes); nuk e shpie (nuk e shtyn) më gjatë; nuk vete gjatë2; ështëgrahmat e fundit. 2. (dikush). Nuk do të jetë edhe shumë kohë në atë pozitë a në atë punë që ka, do të largohet a do të bjerë shpejt; nuk vete gjatë3. 3. (diçka). Nuk do të vazhdojë shumë, e ka fundinshpejtë, nuk duron a nuk qëndronshumë. E ka gjuhën (llapën) të gjatë (një pëllëmbë, një pash) (dikush) keq.1. Është llafazan i madh, flet shumë; thotë gjëra që s’duhet t’i thotë, flet mbarë e prapë; përflettjerët, merret me thashetheme; ka llapëmadhe bised.; s’i pushon goja (dikujt); e ka gojën çorap; e ka gojën kamare; e ka gojën shpellë. 2. Nuk mban dot gjë të fshehtë, i tregongjitha; e ka gjuhën lopatë tall.; e ka sqepingjatë; s’i vë fre gojës (gjuhës); s’i mban goja arra (dikujt). E ka hundëngjatë (dikush) është mendjemadh, është fodull; shet mend; e mban hundën lart; e mban hundën përpjetë. E ka sqepingjatë (dikush) iron. flet shumë, me vend e pa vend; nuk i rrihet pa folur për çdo gjë e për këdo; e ka gjuhëngjatë. I ka thonjtëgjatë (dikush) keq. vjedh; e ka ves vjedhjen, vijonvjedhë; grabit e rrëmben ç’të dojë; është me thonj; e ka dorëngjatë (i ka duartgjata); ka dorë. S’e ka vrapingjatë (dikush) nuk ka fuqi a aftësi që të vijojë një punë ose të përballojë një detyrë për një kohëgjatë; nuk vete larg.

GJATË

GJÁTË ndajf. 1. Shumë kohë; nga është rruga më e gjatë; andej nga dellarg; kund. shkurt. I ra (i doli) gjatë. Këndej delgjatë.
2. Për një kohëgjatë; shumë; kund. pak. Nuk ndenji gjatë. Shkoi gjatë kërkoi shumë kohë, u zgjat shumë. Nuk e çoigjatë nuk e zgjatishumë. Nuk e shpie (s’e çon) më gjatë do të vdesëshpejti (për një të sëmurë rëndë a për një njerimoshëshkuar).
3. Me hollësi a jo në mënyrëngjeshur; më shumë; hollësisht; kund. shkurt. Shkruan gjatë. Nuk e di më gjatë nuk di më tepër se kaq; nuk e di më me hollësi.
4.shumë, më tepër; më tej (në shkallën krahasore, zakonisht me mohim). Nuk foligjatë. Nuk e di më gjatë nuk e di më tej. Nuk e çoigjatë nuk e zgjatishumë. Nuk shkohetgjatë kështu nuk mundvazhdohet më tej kështu.
Sin.: larg, shumë, hollësisht.
S’e bëri gjatë (dikush) shih s’e bërigjatë (dikush). I bie gjatë (diçkaje) flet shumë e tërthorazi për diçka, e zgjat shumë; kund. i bie shkurt. Gjatë e gjerë shih gjerë e gjatë. Sa gjatë e gjerë në të gjithë gjatësinë e gjerësinë e diçkaje, gjithë sipërfaqen e saj; shtrirë diku me tërë trupin (kur bie dikush rëndë); sa gjerë e gjatë. *Gjerë e gjatë. Sa *gjerë e gjatë. Nuk e shpie (nuk e shtyn) gjatë (dikush). 1. shih nuk e ka gjatë1 (dikush). 2. Nuk dëshiron ta ngacmojë a ta thellojë një punë më tej, do ta lërë me kaq; nuk do ta vazhdojë a nuk do ta ndjekëtutje; nuk vete gjatë1; nuk e çon (nuk e shtyn) më tutje. E tori gjatë (diçka) e zgjati shumë, duke thënë edhe hollësira pa qenë e nevojshme, e teproi (për biseda, tregime etj.); e zgjati shumë një punë a diçka tjetër, e shtyu, e vonoi; e bëri tërkuzë; e bëri litar; i tjerr fjalët (dikush); e dredh (e përdredh) fjalën (dikush); e sjell gajtan *Trashë e gjatë. Nuk vete gjatë (dikush). 1. E ndërpret fjalën, bisedën, grindjen etj., nuk e zgjat më, e lë; nuk e shpie (nuk e shtyn) gjatë. 2. Do të vdesëshpejti, ështëpragvdekjes, nuk ka shumë jetë; nuk e ka të gjatë1; nuk e shpie (nuk e shtyn) më gjatë. 3. Nuk ka të ardhme, nuk do të ketë përparime a suksesetjera, do të ngecëvend; do të ikë nga një vend a nga një detyrëshpejti, do të bjerë nga pozita; nuk e ka të gjatë2.

GJATË

GJÁT/Ë,~I (i)I m. sh. ~Ë, ~ ËT (të) Njeri shtatlartë. gjatët rrinëfund. Dy të shkurtër dhe një i gjatë në mes. I gjati është shërbëtori i të shkurtrit (shak.).

GJATË

GJÁT/Ë,~I (i)II m. euf. Gjarpër. Helmi i të gjatit.

GJATË

GJÁT/Ë,~I (i)III m. Gjumë i vdekjes, gjumë i madh, i madhi; gjumë i përjetshëm. E gjeti i gjati.


Rezultate të ngjashme

GJÁTAS ndajf. Për së gjati, së gjati. Vendos gjatas. Mat gjatas. Shtrihet gjatas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÁTI (së, për së) ndajf. 1. Në drejtim të gjatësisë, nga ana e gjatë. Prerje për së gjati. Kërcim së gjati (sport.). Shtrihem për së gjati.2. Në gjatësi, si gjatësi. Pesë metra së…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJATÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gjatoj dikë a diçka apo kur gjatohem; zgjatje në hapësirë dhe kohë. Gjatim i rrugës. Gjatimi i ditës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJATÍM,~III m. sh. ~E, ~ET Ndjekje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÁTJE mb. Që e ka kokrrën të gjatë, kokërrgjatë (për dardhat etj.). Dardhë gjatje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Zgjat. Lëngimet i gjatoi.2. jokal., vet. v. III Zgjatet. Gjaton nata. Fillon të gjatojë dita.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJATÓK,~E mb., bised. Që ka trup pak të gjatë; gjataman. U çudit nga djali gjatok.Sin.: gjatanik, i gjatë, gjatush, gjatahul, gjatosh, gjatarush, skërfyell, gallaman, lumak, llozh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJATÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Njeri me trup pak të gjatë; gjataman. Gjatoku filloi të vraponte çuditshëm.Sin.: gjataman, skërfyell, gjatanik, gjatahul, gjatojë, gjatush, lumak, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJATÓR,~E mb. 1. Që shtrihet mjaft në gjatësi, që vjen i gjatë; gjatësor. Fushë gjatore. Vijë gjatore.2. Që e ka kokrrën të gjatë zakonisht për kumbullat; gjatoshe. Kumbull gjatore…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJATÚC,~E mb. Që ka shtat të lartë e të hollë; gjatosh. Fytyrë gjatuce. Koka gjatuce.Sin.: gjatosh, gjatush, gjator.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.