Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJASHTËRRÓTËSH,~E mb. Që ka gjashtë rrota. Mjet (kamion, automjet) gjashtërrotësh. Sondë gjashtërrotëshe. Qerre e gjatë gjashtërrotëshe.
GJASHTÁK,~E mb. Që e ka dorën me gjashtë gishta. Fëmija gjashtak.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJASHTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri me gjashtë gishta.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÁSHTI (së) ndajf. Ndaj në gjashtë pjesë; gjashtë herë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÁSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shifra gjashtë (6); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkruaj gjashtën. Mbledh dy gjashta. Heq dy nga gjashta.2. Send a njeri, që shënohet me shifrën …
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÁSHTË num. Numri që vjen menjëherë pas pesës, që shënon një sasi të barabartë me pesë edhe një. Gjashtë veta. Gjashtë orë. Gjashtë ditë (muaj, vjet). Gjashtë herë gjashtë. Gjasht…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÁSHTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit gjashtë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të pesti…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÁSHT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që është renditur a i vënë në vendin e gjashtë. I gjashti arriti shumë vonë. Doli i gjashti.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÁSHT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është renditur a e vënë në vendin e gjashtë. E gjashta A. Mbaroi të gjashtën mbaroi klasën e gjashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÁSHT/Ë,~T (TË) num. 1. Gjashtë njerëz, sende etj. së bashku. Erdhën që të gjashtë. Më duhen të gjashta.2. si em. sipas kuptimit të numërorit. Ikën të gjashtë (të gjashta).
Shfaq përkufizimin e plotë →GJASHTË fjalëform. Pjesa e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “që ka gjashtë pjesë, njësi etj. përbërëse të një fare”, p. sh.: gjashtëditësh, gjashtëfaqësh, gjashtëvjeçar, gjas…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë