Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJÁLM/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT Fill i trashë prej leshi të dredhur ose rrip i hollë lëkure që përdoret për të lidhur diçka; lidhëse. Gjalmi i çorapit. Lidh me gjalmë. U këput gjalmi. Shtrëngoj gjalmat.
✱Sin.: lidhëse, dizgë, ndortë, sixhim, tojë, pe, fije.
♦ U bë gjalmë. 1. (dikush) shih u bë gisht (dikush). 2. (diçka) shih u bë tërkuzë. I bëhem gjalmë (dikujt) i qepem e nuk i ndahem; i bëhem rrodhe. E bëri gjalmë opingash (dikë) mospërf. shih e ka bërë fshesë (dikë) mospërf. E kam gjalmë nëpër këmbë (dikë a diçka) shih e kam ferrë nëpër këmbë (për qafe) (dikë a diçka). Lidh këmbët me gjalmat e mi ngatërrohem vetë me një punë pa qenë e nevojshme; e fut veten në telashe kot. E mori gjalmin e kacekut (e thesit) (dikush) përbuz. vdiq; shkoi me të shumtët; e hëngri çairin. Ia mblodhi gjalmat (dikujt) shih ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) (dikujt).
GJALMËZÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Labe që lidhte opingat pas këmbëve me gjalmë të zi. Gjalmëzezat e Labërisë.2. fig. Grua trime që lufton krahas burrave; burrëreshë. Djemtë e gjalmë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë