Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJAKÓSUR (i, e) mb. 1. Që është gjakosur; që është bërë me gjak; i përgjakur. Me trup të gjakosur. Ra në dysheme e gjakosur. I gjakosur nga këmbët e duart.
2. Që është njollosur a është përlyer me gjak; i përgjakur. Rroba të gjakosura. Flamurët vende-vende ishin të djegur e të gjakosur.
✱Sin.: i përgjakur, i gjakuar, i gjakësuar, gjakpërlyer, i lakanisur.
GJAKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vras a plagos një pjesë të trupit sa del gjak, përgjak. Gjakosi dorën. I gjakosi ballin.
2. E plagos a e vras dikë; vras e pres, përgjak. E gjakosi keq.
3. Përlyej diçka me gjak, përgjak. Gjakosi rrobat. Gjakosi këmishën.
✱Sin.: përgjak, gjakoj, gjakësoj, lakanis, lakëroj, njollos, përlyej, plagos.
GJAKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vras a plagos një pjesë të trupit sa del gjak, përgjak. Gjakosi dorën. I gjakosi ballin.2. E plagos a e vras dikë; vras e pres, përgjak. E gjakosi keq.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►GJAKÓSEM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me gjak, përgjakem. U gjakosa në këmbë. I është gjakosur plaga. Iu gjakos veshi (faqja).2. vetv., fig. Përleshem, kacafytem, luftoj ash…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJAKOSHÁR,~E mb., bot. Që bën kokrra me tul të kuq (për një lloj portokalli); që e ka tulin të kuq (për kokrrën); tulkuq. Portokall gjakoshar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJAKOSHÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Portokall me tul të kuq, portokall me shegë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJAKÓSJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Plagosje e një pjese të trupit sa del gjak; përgjakje. Gjakosja e këmbës. Gjakosje e dhëmbëve.2. Përlyerje e diçkaje me gjak; njollosje; përgjakje. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë