Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJAHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me gjueti, ai që del për gjah, gjuetar. Gjahtar i zoti. Klubi i gjahtarëve. Shoqëria e gjahtarëve.
2. fig. Ai që gjurmon me kujdes e në mënyrë të vazhdueshme diçka. Gjahtar i pullave të rralla. Gjahtarë dorëshkrimesh.
3. keq. Ai që gjurmon dikë për ta kapur ose që bredh pas femrave; gruar. Gjahtar në errësirë njeri që punon e vepron në fshehtësi, ai që kryen diçka, zakonisht një të keqe, tinëz. Bën rolin e gjahtarit. Sidomos ju dredharakë / ju dinakë, ju shushunja / ju gjahtarë në errësira.
4. Pjesë e parë e emërtimit të pathjeshtë për një lloj merimange. Gjahtar i shpellave (lat. Cave robber) merimangë e zbuluar në një guvë në Oregon, me madhësi rreth 4 cm, që end një rrjetë shumë të madhe.
✱Sin.: gjahtor, gjuetar, gjuajtës, gruar.
GJAHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me gjueti, ai që del për gjah, gjuetar. Gjahtar i zoti. Klubi i gjahtarëve. Shoqëria e gjahtarëve.2. fig. Ai që gjurmon me kujdes e në mën…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJAHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merret me gjueti, ajo që del për gjah, gjuetare. U bë gjahtare.2. fig. Ajo që gjurmon me kujdes e në mënyrë të vazhdueshme diçka, kërkuese. G…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJAHTÁRÇE ndajf., bised. Sipas mënyrës së gjahtarëve. E zunë gjahtarçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë