Fjalori
GER

GER,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Glis glis) Kafshë e vogël gjithçkangrënëse, e ngjashme me ketrin, në ngjyrë gri, që jetonpyje me lisa e me ah.


Rezultate të ngjashme

GERANIÓRE,~T f. sh., bot. (lat. Geraniaceae) Familje bimësh barishtore shumëvjeçare ku përfshihet lulemëllaga.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GERDHÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Quar, katua, qilar bulmeti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GERENÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Litocranius walleri) Gazelë qafëgjatë që jeton në fushat e gjera të Afrikës Lindore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GERIGÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Gerygone olivacea) Zog i vogël me pjesën e sipërme kafe dhe pjesën e poshtme të shndritshme në ngjyrë të bardhë. Gerigonë gushëbardhë. Gerig…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GERMANIÚM,~I m., kim. Metal i fortë, por i thyeshëm, në trajtë kristalesh me ngjyrë të argjendtë, që është shumë i përhapur në natyrë dhe përdoret si gjysmëpërcjellës në radiotekni…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GÉRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkronjë. Germë e madhe (e vogël). Germa dore (shtypi). Fjalë me katër germa. Germë për germë. Ky ligj reflekton në frymë dhe në germë kushtetutën. Germë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

GERMËZÍM,~I m. Veprimi kur ndajmë me shkronja një fjalë. Germëzimi i fjalëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►GERMËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e GERMËZÓJ. - Nënë, si germëzohet fjala “fund”?

Shfaq përkufizimin e plotë →

GERMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shqiptoj një e nga një shkronjat e një fjale. Fëmija nisi të gërmëzonte me ngadalë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GÉRRL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Gur i gërryer nga uji, gur me një zgavër të gërryer nga uji.2. Gropë e thellë midis shkëmbinjve, e gërryer nga uji; humnerë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.