Fjalori
GDHENDEM

GDHÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv. Bëhem i sjellshëm, i njerëzishëm, i shtruar dhe i bindur; marr arsim e kulturë; edukohem.
2. pës. e GDHEND.
Nuk i gdhendet *koka (dikujt).
Sin.: shtrohem, edukohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: GDHEND
GDHEND

GDHEND vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjrrafshët me sëpatë, me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali; latoj. Gdhend drurin. Gdhend trarët. Gdhend bishtin e sëpatës.
2. Skalit me daltë a me diçka tjetërfortë sipërfaqen e rrafshët të një druri, të një guri a të një metali për të bërë aty një figurë, për të shkruar një emër etj.; skalit. Gdhend shkronjat (një mbishkrim, një emër). Gdhend një figurë (një fytyrë). Gdhend në dru (në gur, në mermer, në metal).
3. Bëj një send prej druri, prej guri a prej metali, duke e gërryer a duke e kruar me daltë. Gdhend një lugë. Gdhend një bust.
4. fig. Përpunoj me kujdes, limoj për ta bërë sa më të përsosur; e tipizoj bukur, e paraqit dikë me tipareqarta e tipike në një vepër letrare. Gdhend vargun. Gdhend stilin. Gdhend figurën e heroit. E ka gdhendur si në mermer.
5. fig. Ngulit diçkamendje a në kujtesë. Gdhendkujtesë.
6. fig., bised. Edukoj, mësoj dikë që të jetë i njerëzishëm, i shtruar e i dëgjueshëm, që të dijësilletshoqëri si njeri i qytetëruar; i jap kulturë dhe arsim dikujt; shtroj, zbut një njeripabindur. E gdhendi shkolla (shoqëria, puna, familja). E gdhendën librat.
7. bised. Rrah, zhdëp. E gdhendi në dru.
Sin.: latoj, përlëpij, çepelis, skalis, thadroj, grapcoj, çekanis, zdrugoj, përpunoj, ngulis, rrah shtroj.


Rezultate të ngjashme

GDHEND vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të rrafshët me sëpatë, me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali; latoj. Gdhend drurin. Gdhend trarët. Gdhend bishtin e së…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHENDARÍ,~A f. 1. Mjeshtëria e gdhendësit, puna që bën gdhendësi; gdhendja e sendeve prej druri, prej guri, prej metali etj.; skalitje. Punime gdhendarie. Merret me gdhendari.2. P…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gdhendim diçka. Gdhendja e drurit (e gurit, e metalit). Gdhendja e figurave (e shkronjave). Gdhendja e stilit. Gdhendja me daltë. Reparti…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHÉNDUR (i, e) mb. 1. Që është latuar në anët a në faqet, që është gdhendur me sëpatë, me daltë etj.; i latuar. Dru (tra) i gdhendur. Dërrasë e gdhendur. Bisht i gdhendur. Gur (me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHÉNDUR,~IT (të) as. Veprimi a rezultati i gdhendjes mbi një objekt të caktuar; gdhendje. Arti i të gdhendurit në dru. S’ha (s’merr) të gdhendur (dikush) shih s’ha (s’merr) pykë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHÉND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gdhendël, ashkël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHÉND/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Ashkël që del nga gdhendja. Gdhendël druri (guri).

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHENDËS,~E mb. Që përdoret për të gdhendur një dru, një metal etj. Rrotë gdhendëse. Mjet gdhendës.Sin.: skalitës, thadërtar, lotues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHÉNDËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që gdhend diçka në dru, në gur a në metal; skalitës. Gdhendës i zoti. Gdhendës druri (guri, metali).2. Vegël me teh të mprehtë (daltë etj.) që përdo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GDHÉNDËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Një dhëmbëzim ose një prerje e thellë në një sipërfaqe. Muskuli tabanor fiksohej mbi një gdhendëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.