Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GAZMÓR,~E mb. 1. Që të ngjall a të sjell gëzim, që të gëzon; i gëzueshëm, i gëzuar; që të bën të qeshësh e të dëfren kur e sheh a e dëgjon. Anekdotë gazmore. Lajm gazmor. Ngjarje gazmore. Këngë (melodi) gazmore. Tregim gazmor. Shfaqje gazmore.
2. Që është plot gëzim; që ka a që shpreh gëzim, i gëzueshëm. Ndjenjë gazmore. Atmosferë gazmore. Fytyrë gazmore. Sy gazmorë. Zë gazmor. Thirrje gazmore.
3. Që kalohet a është kaluar me gëzime; i gëzueshëm. Çast gazmor. Ditë gazmore. Jetë gazmore. Moshë gazmore.
4. Që është gjithnjë i gëzuar e i qeshur; gaztor. Djalë gazmor. Vajzë gazmore.
✱Sin.: i gëzueshëm, i gëzuar, gaztor.
GAZMÓRE,~JA f. sh. ~E, ~ET Tregim i shkurtër për një ngjarje të vërtetë ose të sajuar që të bën të qeshësh; anekdotë. Tregon gazmore.✱Sin.: anekdotë, qyfyr.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë