Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GAZIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj që një lëndë djegëse e ngurtë a e lëngët të shndërrohet në gjendje të gaztë; shndërroj në gaz. Gazifikoj qymyrin (mazutin).
2. Ndërtoj gazsjellës për të furnizuar me gaz një ndërmarrje industriale a një qendër të banuar për ngrohje etj. Gazifikuan fabrikën. Gazifikuan qytetin. Do të gazifikojnë rajonin.
GAZIFIKÍM,~I m. Veprimi kur gazifikohet ose kur pajiset me sistem të transmetimit e shfrytëzimit të gazit një godinë, një qytet etj. Do të investojmë në gazifikimin e institucionev…
Shfaq përkufizimin e plotë →►GAZIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Shndërrohet nga gjendja e ngurtë a e lëngët në gjendje të gaztë (zakonisht për lëndët djegëse). Gazifikohet qymyri (mazuti)…
Shfaq përkufizimin e plotë →GAZIFIKÚAR (i, e) mb. Që është shndërruar në gaz; që është pajisur me sistem përdorimi të gazit. Qymyri i gazifikuar përdoret për prodhimin e energjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GAZIFIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të gazifikohet; që mund t’i vendoset sistem shfrytëzimi të gazit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë