Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GAZÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Botim i përditshëm ose periodik në shumë kopje, me dy a disa fletë më të mëdha se ato të librave, që përmban lajme a shkrime për politikë, për ekonomi, për kulturë, për sport etj.; një kopje nga ky botim. Gazetë qendrore (lokale). Gazetë e përditshme (e përjavshme). Gazetë shqiptare. Gazetë e huaj. Faqet (shtyllat) e gazetës. Portal gazete. Gazetë online. Titujt e gazetës. Gjuha e gazetës. Redaksia e gazetës. Korrespondentët e gazetës. Shpërndarësi i gazetave. E mori (e ka) gazeta. Blej (lexoj) gazetën. Shkruaj (botoj) në gazetë. Pajtohem në gazetë.
2. bised. Redaksia që nxjerr këtë botim; zyra dhe ndërtesa ku është vendosur kjo redaksi. I shkruaj (i drejtohem) gazetës. Punoj në gazetë. I dërguari i gazetës.
✱Sin.: fletushkë, lëpushkë, paçavure, lëvere, redaksi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë