Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►GATÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Marr të gjitha masat, bëj të gjitha përgatitjet e nevojshme, bëhem gati për punë, për t’u nisur a për të pritur diçka; përgatitem. Gatitet për udhë (për shkollë). Gatiten për luftë.
2. vetv. Marr drejtqëndrim dhe nuk lëviz. Me komandën zbatuese ata gatiten.
3. pës. e GATIT.
✱Sin.: përgatitem, matem.
GATÍT (GATÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Bëj gati dikë (duke e veshur, duke e mbathur etj.); përgatit dikë për udhë etj. Gatit fëmijën për shkollë.
2. Bëj gati diçka për të ngrënë, përgatit për të ngrënë; gatuaj. Gatit drekën. Gatit gjellën. Gatit brumin.
3. Bëj që diçka të jetë gati për punë; vë diçka në gatishmëri; përgatit diçka. Gatit makinën. Gatit një tretësirë (kim.).
✱Sin.: bëj, gatuaj, përgatis, sajoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë