Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GARDHÓL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e ndarë me gardh thuprash brenda në një haur a në një vathë për të veçuar të vegjlit e bagëtive.
2. Shtrat i nxehtë, i rrethuar me gardh thuprash, ku mbillet fara për rasate a për fidanë bimësh.
3. Kurth i thurur me gardh thuprash për të zënë dhelpra a kafshë të tjera të egra.
✱Sin.: shtrat, kurth.
►GARDH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Rrethohet me gardh.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Rrethoj me gardh. Gardhoj arën (kopshtin). Gardhoj shtëpinë.2. vet. sh. I mblidhemi dikujt rreth e rrotull, rrethojmë dikë. Nxënësit e gardhuan sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDHÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Parmak rreth kuvertës së anijes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shishe e veshur me një thurimë kashte a thuprash të holla. Mbush gardhoren.2. Gardh i vogël, i thurur zakonisht me thupra rreth një fidani a një pem…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë