Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GARDH,~I m. sh. ~E, ~ET [GJERDHE,~T] 1. Thurimë e bërë me purteka, me thupra a me driza rreth e përqark një kopshti, një are, një oborri etj. Gardh mbrojtës. Gardh i lartë (i ulët). Gardh i thatë gardh me ferra a me degë të prera. Gardh çift gardh me dy thurima, të mbushura mes tyre me dhe, në një faqe të pjerrët për ta mbrojtur këtë nga gërryerjet; gardh i dyfishtë. Gardh tek gardh që bëhet vetëm nga një thurimë drizash, ferrash, telash etj. Gardh me ferra (me driza, me tela). Hunjtë e gardhit. Oborr (arë, vresht) me gardh. Bëj gardh. Thur gardhin. Thur (rrethoj) me gardh. Kapërcej gardhin. Prish (shemb) gardhin. I zhdukëm gjerdhet.
2. Radhë e shtrënguar njerëzish zakonisht të lidhur dorë për dore; varg i ngjeshur sendesh, që pengojnë kalimin. Gardh ushtarësh. Gardh makinash.
3. fig. Pengesë, ndalesë; mburojë. U bëmë gardh. I vuri gardh gojës nuk flet më, e qepi gojën.
✱Sin.: gjerdhe, gjerdhishtë, pahi, parmak, pengojë, ledh, llajkë, thurimë, rrethim, rrethojë, shtrak, kufi, cak, varg, pengesë, mburojë.
♦ Bëhemi gardh (për diçka) bashkohemi e lidhemi fort për të penguar një të keqe, krijojmë së bashku një pengesë të pakapërcyeshme; bëhemi grusht. I bëhem gardh (diçkaje) i bëhem pengesë, nuk e lë të kalojë, të ndodhë, të përhapet etj.; i bëhem prag; i bëhem barrikadë libr.; i bëhem barrierë libr. Bën gardh me boça (dikush) tall. merr përsipër një punë të vështirë e mburret se e kryen pa pasur mjetet e nevojshme a pa njohur mundësitë e veta; e bën gjizën mullar; bën urë me gëzhdalla; e korr livadhin me gërshërë. U bë gardhi *shteg. U bë *kungulli e mori (e zuri) gardhin. E bëri *lloç për gardh (dikë). Bën *shteg në gardhin e tjetrit (dikush). Çart gardhin e mbyll një shteg (dikush) shih prish bucela (bute) e bën kënaçe (dikush). Gardh i shkulur mospërf. njeri që e ka humbur vlerën e rëndësinë, njeri pa peshë, që s’e përfill më askush; hu i shkulur; degë pa rrënjë. *Hu gardhi mospërf. E kapërceu (e hodhi, e kërceu) gardhin (dikush) e kaloi vështirësinë që kishte; e kapërceu (e hodhi) ledhin; e hodhi (e kapërceu) hendekun; e hodhi lumin. Mori gardhin (dikush a diçka) u rrit shumë shpejt dikush, u zgjat më shumë se mosha e vet; u zgjat e u shtri shumë diçka. Punon prapa gardhit (dikush) vepron fshehurazi; është hileqar e i pabesë; punon prapa krahëve. Rri (mbeta) si *hu gardhi. I vë gardh (diçkaje) e pengoj, e ndaloj, nuk e lë të ndodhë; i vë ledh; i vë lesë (lesën). I vuri gardh gojës (dikush) shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush).
GARDHÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Koçek i rrumbullakët, i ndërtuar me purteka a me thupra, për të mbajtur misrin; gazhdare.✱Sin.: koçek, vathë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gardhojmë një vend, rrethim. Gardhimi i kopshtit.2. hist. Grabitja e tokave dhe e pronave të fshatarëve anglezë nga fisniket dhe rrethimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Rrethoj me gardh. Gardhoj arën (kopshtin). Gardhoj shtëpinë.2. vet. sh. I mblidhemi dikujt rreth e rrotull, rrethojmë dikë. Nxënësit e gardhuan sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDHÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Parmak rreth kuvertës së anijes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÁRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ulluk që hapet rreth e qark në sipërfaqen e brendshme të anëve të një fuçie, të një bucele etj. që të puthiten mirë dërrasat; vanë. Hap (bëj) një gardh…
Shfaq përkufizimin e plotë →GÁRDH/ËN,~NA f. sh. ~NA, ~NAT Vanë në një dërrasë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rojtar i qelive të burgut, rojtar burgu. Gardian burgu.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDÍST,~E mb. Që ka të bëjë me gardën, që lidhet me gardën, që i përket gardës, i gardës. Batalion gardist. Oficer gardist.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shërben në gardë, pjesëtar i gardës, ushtar a oficer i gardës. Gardist i ri. Uniforma e gardistit.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÁRD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Repart i posaçëm për të mbrojtur a për të ruajtur udhëheqësit e drejtuesit e lartë të shtetit dhe institucionet kryesore të një vendi, për të nder…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë