Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GÁRD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Repart i posaçëm për të mbrojtur a për të ruajtur udhëheqësit e drejtuesit e lartë të shtetit dhe institucionet kryesore të një vendi, për të nderuar me rastin e pritjes e të përcjelljes së kryetarëve të shteteve të tjera. Garda kombëtare. Garda mbretërore (perandorake). Garda civile. Garda e republikës. Komandanti i gardës. Oficer (ushtar) i gardës. Banda e gardës. Uniforma e gardës. Flamuri i gardës. Shërben në gardë.
2. fig. Tërësia e aktivistëve të shquar në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, për një çështje të madhe; brez luftëtarësh të një moshe a pjesëmarrës në një ngjarje të rëndësishme historike. Garda e vjetër. Garda e re.
GARDH,~I m. sh. ~E, ~ET [GJERDHE,~T] 1. Thurimë e bërë me purteka, me thupra a me driza rreth e përqark një kopshti, një are, një oborri etj. Gardh mbrojtës. Gardh i lartë (i ulët)…
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDHÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Koçek i rrumbullakët, i ndërtuar me purteka a me thupra, për të mbajtur misrin; gazhdare.✱Sin.: koçek, vathë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gardhojmë një vend, rrethim. Gardhimi i kopshtit.2. hist. Grabitja e tokave dhe e pronave të fshatarëve anglezë nga fisniket dhe rrethimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Rrethoj me gardh. Gardhoj arën (kopshtin). Gardhoj shtëpinë.2. vet. sh. I mblidhemi dikujt rreth e rrotull, rrethojmë dikë. Nxënësit e gardhuan sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDHÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Parmak rreth kuvertës së anijes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÁRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ulluk që hapet rreth e qark në sipërfaqen e brendshme të anëve të një fuçie, të një bucele etj. që të puthiten mirë dërrasat; vanë. Hap (bëj) një gardh…
Shfaq përkufizimin e plotë →GÁRDH/ËN,~NA f. sh. ~NA, ~NAT Vanë në një dërrasë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rojtar i qelive të burgut, rojtar burgu. Gardian burgu.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDÍST,~E mb. Që ka të bëjë me gardën, që lidhet me gardën, që i përket gardës, i gardës. Batalion gardist. Oficer gardist.
Shfaq përkufizimin e plotë →GARDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shërben në gardë, pjesëtar i gardës, ushtar a oficer i gardës. Gardist i ri. Uniforma e gardistit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë