Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përpjekje për të dalë i pari në një veprimtari; marrëveshje ndërmjet dy vetave, dy palëve etj. me zotimin se cili do ta kryejë diçka më shpejt e më mirë. Bëjnë gara. Hynë në garë. Janë në garë.
2. zakon. sh. sport. Takim, ndeshje ndërmjet skuadrave ose ndërmjet sportistëve, ku maten forcat dhe bëhen të gjitha përpjekjet për të fituar vendin e parë. Gara individuale (ekipore). Garat kombëtare. Gara atletike (çiklizmi). Garat e vrapimit (e notit, e qitjes).
3. Konkurrencë. Gara e armatimeve.
✱Sin.: takim, ndeshje, konkurs, konkurrencë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë