Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GÁMA f. Emri i shkronjës së tretë të alfabetit grek, përdoret me këtë shqiptim në matematikë, në fizikë e në astronomi për të shënuar pikën e tretë, këndin e tretë etj. Këndi gama (mat.). Rrezet gama (fiz.) rreze që dalin si valë elektromagnetike më të shkurtra se ato të rrezeve iks gjatë shndërrimit radioaktiv të bërthamave të atomit dhe që kanë aftësi shumë të madhe depërtuese.
GÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. libr. Tërësia e sendeve a e dukurive që kanë veçoritë e veta dhe që vijnë një pas një sipas një shkallëzimi. Gama e ngjyrave. Gama e prodhimeve. Gama e problemeve (e çështjeve, e temave). Gama e personazheve. E zgjeruan gamën e artikujve të rinj.
2. muz. Vargu ngjitës ose zbritës i tetë notave, të rregulluara sipas radhës së natyrshme të tingujve brenda një oktave. Gamë muzikore. Gamë ngjitëse (zbritëse). Gama e tingujve.
✱Sin.: galeri, varg, sërë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë