Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GALVANIZÚES,~E mb., tek. Që realizon procesin e galvanizimit, që galvanizon.
GALVANIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Punëtor që merret me galvanizim.
GALVANÍK,~E mb., kim., fiz. 1. Që shërben për të galvanizuar; që është galvanizuar.2. Që lidhet me prodhimin e rrymës kimike nëpërmjet zhvillimit të reaksioneve kimike. Element gal…
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANIZATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Njeriu a mjeti që bën galvanizimin, galvanizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANIZÍM,~I m., tek. Veprimi kur galvanizojmë a kur galvanizohet diçka. Galvanizim me ar (me nikel). Reparti i galvanizimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GALVANIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR tek. 1. vetv., vet., v. III Vishet me shtresë të hollë metalike të pandryshkshme.2. pës. e GALVANIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kim., fiz. Vesh një send metalik me një shtresë të hollë metali që nuk ndryshket, duke e zhytur në një tretësirë, i cili përshkohet nga rryma e…
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANIZÚAR (i, e) mb., tek. Që është veshur me zink, që ka kaluar në procesin e galvanizimit. Tel i galvanizuar. Çeliku i galvanizuar. Raft metalik i galvanizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANÍZ/ËM,~MI m., tek. Procesi i galvanizimit të metaleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANOMETRÍK,~E mb., fiz. Që lidhet me galvanometrin, që shërben për të matur fuqinë e rrymave të dobëta elektrike. Instrumente galvanometrike. Urë lazeri galvanometrike.
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT fiz. Aparat që shërben për të matur fuqinë e rrymave të dobëta elektrike. Kontrolloni qarkun me një galvanometër.
Shfaq përkufizimin e plotë →GALVANOTIPÍ,~A f., shtypshkr. Mënyrë shtypshkrimi, që përdor depozitimin elektrolitik të bakrit për shtypjen në elemente metalike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë