Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GÁC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thëngjill i ndezur, copë prushi. E ndezi (e dogji) me gacë. Shkëlqen si gacë.
2. Shkëndijë. Stralli lëshon gaca.
3. Kandil me vaj a me vajguri. Ndriçonte gaca mbi oxhak.
4. si mb., fig. Që shndrit a duket sikur lëshon xixa, i ndezur, i zjarrtë, plot guxim e zgjuarsi. I ka sytë gacë.
✱Sin.: thëngjill, xixë, kandil.
♦ Gacë e mbuluar keq., krahin., shih thëngjill i mbuluar keq. Iku nga *prushi e ra në gaca (dikush). Gacë me barut (dikush) njeri që nxehet shpejt, preket shumë, merr flakë menjëherë e pa ndonjë shkak të fortë; barut i thatë; është dy miza e një grerë; i derdhen arrat menjëherë (dikujt); i ka kecat përmbi tjegulla. I ka sytë gacë (dikush) krahin. është shumë i zgjuar e guximtar, i ndritin sytë nga zgjuarsia e nga guximi; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (dikujt). Qet (hedh) *gaz në gaca (dikush). I qitin (i nxjerrin) sytë gaca (dikujt) i shkëlqejnë sytë nga trimëria; nuk i trembet syri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë