Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GËRXHÉL,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e trungut të drurit të prerë që mbetet mbi tokë së bashku me rrënjët, kërcuri; pjesë e rrënjëve të një druri që mblidhen për t’u djegur. Mbledh gërxhelë.
2. Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes; kërcell misri.
3. Shtupë druri e rrumbullakët, e cila vulos vrimën e gurit të poshtëm të mullirit, që të mos derdhet mielli.
4. Koçan, kacarrum.
5. fig., shar. Gërxho (për njerëzit), gërxh.
✱Sin.: kërcu, koçan, shtupë, tapë, koçan, kacarrum, gërxho, gërth.
GË́RXHE-GË́RXHE mb. Që është plot me gërxhe, me shumë gërxhe; gërxhor; thepa-thepa. Në ato male gërxhe-gërxhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRXHÉL,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e trungut të drurit të prerë që mbetet mbi tokë së bashku me rrënjët, kërcuri; pjesë e rrënjëve të një druri që mblidhen për t’u djeg…
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRXHEL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised., vetv. Ngrefosem, krekosem, kapardisem; trimërohem. Gërxhelohem këmbë mbi këmbë.✱Sin.: fryhem, trimërohem, kapardisem, krekosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRXHÉP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kërcu me gëthapë; pjesa e kërcellit të bimëve, bashkë me rrënjën, që mbetet pas korrjes, kërçep.2. si mb. Që është i trashë nga mendja, kokëtrashë, kër…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë