Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GËRG/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Trazoj, prek dikë a diçka me dorë a me diçka tjetër; ngacmoj dikë a diçka. Gërget shokun. Gërget qenin. Gërget plagën.
2. fig. Shqetësoj herë pas here dikë, nuk e lë të qetë, e ngacmoj me fjalë për ta mërzitur, e mërzit; i bie shpesh në qafë dikujt; shpoj, cyt. E gërget me fjalë. E gërgasin shoqet. E gërget kolla. Më gërget tymi.
3. fig. Nxit a ndez dikë që të veprojë kundër një tjetri, shtie keq për dikë.
✱Sin.: trazoj, ngacmoj, shqetësoj, shpoj, cyt, nxit.
GËRGÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shqetëson a që mërzit dikë me dorë a me fjalë; ai që i bie më qafë dikujt; ai që nxit a ndez dikë për të vepruar kundër një tjetri, ai që fut spica …
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRGÁSËS,~E mb. Që gërget, ngacmues, ngasës, cytës. Fjalë gërgasëse.✱Sin.: ngacmues, ngasës, cytës, nxitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRG/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Trazoj, prek dikë a diçka me dorë a me diçka tjetër; ngacmoj dikë a diçka. Gërget shokun. Gërget qenin. Gërget plagën.2. fig. Shqetësoj herë pas h…
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRGÁS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që gërget, ai që e shpon a e nxit tjetrin.✱Sin.: ngacmoj, shqetësoj, nxis.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë