Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GËRGËRÍT vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Bën një zhurmë të ngjashme me gurgullimën e ujit (për zorrët); bën një zhurmë të zgjatur e dridhëse (për motorin, mitralozin etj.); uturin, kërkëllin, rrapëllin. Gërgëritin zorrët. Gërgërit barku. Gërgërit motori (mitralozi).
2. fig. Dërdëllit.
✱Sin.: uturin, kërkëllin, rrapëllin, dërdëllit, llomotit, gumëzhin.
GËRGËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bëhet një zhurmë si gurgullima e ujit.2. Gërgërimë. Gërgëritja e zorrëve. Gërgëritja e motorit.✱Sin.: gërgërimë; llomotitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRGË́R/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lodër fëmijësh prej druri me një bosht të dhëmbëzuar dhe me një dërrasë të hollë, e cila godet dhëmbëzat e kërcet kur rrotullohet. Tund gërgëren.
Shfaq përkufizimin e plotë →GËRGËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma që bëjnë zorrët kur gërgëritin; zhurmë e zgjatur dhe dridhëse që bën motori, mitralozi etj., uturimë, kërkëllimë, rrapëllimë. Gërgërima e zorrëv…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë