Fjalori
GËLLTIT

GËLLTÍT (GËLLTÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Kaloj nga gojastomak (ujë, një ushqim etj.); përcjell, kapërdij. Gëlltit kafshatën (bukën, gjellën, ushqimin). Gëlltit një hape. Gëlltit pështymën. Gëlltit pa e përtypur. Gëlltit menjëherë (me një frymë). S’e gëlltit dot.
2. fig. Duroj pa u ndier a pa kundërshtuar diçka jo të pëlqyeshme (një fyerje, një turp, një dhembje etj.); mbaj përbrenda dhe nuk e lë të shfaqet (një ndjenjë, një mendim). E gëlltiti fyerjen (turpin). E gëlltiti dhembjen (hidhërimin). E gëlltiti zemërimin. I gëlltiti (i kapërdiu) lotët e mbajtiqarët; nuk e shfaqi dëshpërimin a mallëngjimin. E gëlltit fjalën nuk i shpëton asnjë fjalë, hesht.
3. fig., bised. Pushtoj, rrëmbej me forcë diçka; mposht, nënshtroj. Gëlltiti mjaft toka. Gëlltiti një qytet. I forti gëlltiste të dobëtin.
4. fig., bised. (zakonisht me mohim) Nuk e marr diçka për të vërtetë, nuk e ha. Nuk i gëlltiti dokrrat e tij.
5. fig., bised. (zakonisht me mohim) Nuk e duroj të më rrijë pranë a të ketëbëjë me mua, nuk e pranoj. S’e gëlltit dot atë njeri.
6. fig., bised. Harxhon; thith, përpin. Gëlltiti gjysmën e të ardhurave.
7. fig. Lexoj me etje; dëgjoj me vëmendjemadhe; përpij çdo gjë që lexoj a dëgjoj. I gëlltiste librat. Gëlltiti çdo fjalë.
8. fig. E mbulon, e futbrendësi; e përpin dhe e zhduk. E gëlltitën valët.
9. fig., bised. I ha (fjalët), i shqiptoj përgjysmë, jo të plota, nuk i themgjitha. Mos i gëlltit fjalët!
Sin.: kapërdij, përcjell, mposht, pushtoj, çoj, shkoj, shtyj, kapërcej, duroj, nënshtroj, ha, lexoj, harxhoj, gllabëroj, shqiptoj.
Ka gëlltitur (ka ngrënë) *okllainë (dikush) tall. Gëlltit pa u përtypur (dikush) nxiton dhe e bën diçka pa u përgatitur si duhet; e pranon diçka pa u menduar mirë, nuk mendon gjatë; nxitohet. Gëlltiti (kapërceu) *pështymën (dikush).


Rezultate të ngjashme

►GËLLTÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kaloj poshtë pështymën a një ushqim, përcillem, kapërdihem. Gëlltitu, mos e mbaj në gojë!2. fig., vetv. Ngurroj të flas, bëj të flas dhe nu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GËLLTÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gëlltisim diçka. Gëlltitja e ushqimit (e hapes). Gëlltitja e pështymës.Sin.: kapërdimje, përcjellje, gllabërim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GËLLTÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të gëlltitet. Tableta të gëlltitëshme lehtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GËLLTÍTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Gëlltitje. Me një të gëlltitur.Sin.: gëlltitje, honepsje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GËLLTÍTËS,~E mb. Që të gëlltit, që të thith. Baltë gëlltitëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GËLLTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Hurbë, gllënjkë. Një gëlltimë lëng. Piu një gëlltimë raki.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.