Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FYTYRËZBÉHTË mb. I zbehtë në fytyrë, me fytyrë të verdhë. Bujkeshë fytyrëzbehtë.
FYTÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e përparme e kokës së njeriut, që përfshin ballin, faqet, mjekrën, gojën, hundën, sytë dhe veshët; pamja e jashtme e pjesës së përparme të kokës …
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËBÍSHË mb. Që ka pamje të egër. Kundërshtar fytyrëbishë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËBLÓZË mb. Faqezi; faqenxirë. Ishte fytyrëblozë. ✱Sin.: faqezi, faqenxirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËBÚTË mb. Që ka pamje të qetë e të butë; kund. fytyrëbishë. Njeri fytyrëbutë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËDRÍTË mb. 1. I çelur dhe i gëzuar. Njerëz fytyrëdritë.2. I bukur dhe i shëndetshëm. Kolopuç fytyrëdritë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËDÝLLË mb. Që e ka fytyrën të verdhë si dyllë; fytyrëzbehtë. Pacient fytyrëdyllë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËGÁZ mb. Fytyrëqeshur. Njeri fytyrëgaz.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËGJÁTË mb. Që e ka fytyrën të gjatë. Burrë fytyrëgjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËGJÁT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka fytyrën të gjatë. Fytyrëgjatit i erdhi çehrja.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËGJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka fytyrën të gjatë. Ishin fytyrëgjatat e klasës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËHËNË mb., poet. Që e ka fytyrën të mbushur e të ndritshme si hëna (për vajzat dhe gratë). Vajzë fytyrëhënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËHËN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT poet. Ajo që e ka fytyrën të mbushur e të ndritshme si hëna (për vajzat dhe për gratë). Buzëqeshja e fytyrëhënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËKÚQ,~E mb. 1. Që e ka fytyrën të kuqe. Djaloshi fytyrëkuq.2. I shëndoshë. Vajzë fytyrëkuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËKÚQ,~I m. sh. ~, ~TË Ai që e ka fytyrën të kuqe. Fytyrëkuqit i doli turpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka fytyrën të kuqe. Fytyrëkuqja e lagjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÁCE mb., bised. Që e ka fytyrën si turiri i maces. Grua fytyrëmace.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që e ka fytyrën si turiri i maces. Fytyrëmacja na i ngatërroi punët.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÁDH,~E mb. Që e ka fytyrën të gjerë e të madhe. Trim fytyrëmadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMBËL mb. 1. fig. Që ka fytyrë të ëmbël, të këndshme; fytyrëçelur. Djalë fytyrëmbël. 2. I afrueshëm e i përzemërt. Është fytyrëmbël e i sjellshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÍ mb., bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i miut. Burrë fytyrëmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., shar. Ai që e ka fytyrën si turiri i miut. Fytyrëmiu i dreqit!
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÚT,~E mb., shar. I ndyrë; shumë i poshtër. Njeri fytyrëmut.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËPÁRE mb. Që ka fytyrë të bukur, si monedhë ari. Vajzë fytyrëpare.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËQÉN,~E mb., bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i qenit; që ka fytyrë të keqe, të egër. Frikacak fytyrëqen.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËQÉN,~I m. sh. ~, ~TË bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i qenit. Na trembi, fytyrëqeni!
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËQÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i qenit. Fytyrëqenes i dolën të palarat.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTÝRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Perçe që mbahet nga gratë për të mbuluar fytyrën. Fytyrëz e zezë (e tejdukshme).2. Mbuloja e fytyrës së luftëtarit. Fytyrëz e hekurt.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËZÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që ka fytyrë të vrenjtur. Fytyrëzeza ishte mësuesja më e rreptë.2. Faqezezë; e turpëruar. Nuk flitej më me fytyrëzezën.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. I vrenjtur. Kapter fytyrëzi.2. Faqezi; i turpëruar. Kopjac fytyrëzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që ka fytyrë të vrenjtur. Fytyrëziu doli në shesh.2. Faqezi; i turpëruar. Fytyrëziut i iku zëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë