Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FYTYRËVRÉNJTUR mb. Që ka pamje të vrenjtur; fytyrëngrysur. Punonjës fytyrëvrenjtur.
✱Sin.: i vrenjtur, fytyrëngrysur, fytyrëzymtë, fytyrëvrarë, fytyrëpaqeshur, fytyrëzi, fytyrënxirë, nurzi, nursëz, turizi, ballëvrenjtur, çehrevrenjtur, çehrengrysur.
FYTÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e përparme e kokës së njeriut, që përfshin ballin, faqet, mjekrën, gojën, hundën, sytë dhe veshët; pamja e jashtme e pjesës së përparme të kokës …
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËGÁZ mb. Fytyrëqeshur. Njeri fytyrëgaz.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËKÚQ,~E mb. 1. Që e ka fytyrën të kuqe. Djaloshi fytyrëkuq.2. I shëndoshë. Vajzë fytyrëkuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËKÚQ,~I m. sh. ~, ~TË Ai që e ka fytyrën të kuqe. Fytyrëkuqit i doli turpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÍ mb., bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i miut. Burrë fytyrëmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., shar. Ai që e ka fytyrën si turiri i miut. Fytyrëmiu i dreqit!
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËMÚT,~E mb., shar. I ndyrë; shumë i poshtër. Njeri fytyrëmut.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTÝRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Perçe që mbahet nga gratë për të mbuluar fytyrën. Fytyrëz e zezë (e tejdukshme).2. Mbuloja e fytyrës së luftëtarit. Fytyrëz e hekurt.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. I vrenjtur. Kapter fytyrëzi.2. Faqezi; i turpëruar. Kopjac fytyrëzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FYTYRËZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që ka fytyrë të vrenjtur. Fytyrëziu doli në shesh.2. Faqezi; i turpëruar. Fytyrëziut i iku zëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë