Fjalori


Rezultate të ngjashme

FYTÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e përparme e kokës së njeriut, që përfshin ballin, faqet, mjekrën, gojën, hundën, sytë dhe veshët; pamja e jashtme e pjesës së përparme të kokës …

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËBÚTË mb. Që ka pamje të qetë e të butë; kund. fytyrëbishë. Njeri fytyrëbutë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËGÁZ mb. Fytyrëqeshur. Njeri fytyrëgaz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËHËNË mb., poet. Që e ka fytyrën të mbushur e të ndritshme si hëna (për vajzat dhe gratë). Vajzë fytyrëhënë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËHËN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT poet. Ajo që e ka fytyrën të mbushur e të ndritshme si hëna (për vajzat dhe për gratë). Buzëqeshja e fytyrëhënës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËKÚQ,~E mb. 1. Që e ka fytyrën të kuqe. Djaloshi fytyrëkuq.2. I shëndoshë. Vajzë fytyrëkuqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËKÚQ,~I m. sh. ~, ~TË Ai që e ka fytyrën të kuqe. Fytyrëkuqit i doli turpi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka fytyrën të kuqe. Fytyrëkuqja e lagjes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËMÁCE mb., bised. Që e ka fytyrën si turiri i maces. Grua fytyrëmace.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËMÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që e ka fytyrën si turiri i maces. Fytyrëmacja na i ngatërroi punët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËMÁDH,~E mb. Që e ka fytyrën të gjerë e të madhe. Trim fytyrëmadh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËMBËL mb. 1. fig. Që ka fytyrë të ëmbël, të këndshme; fytyrëçelur. Djalë fytyrëmbël. 2. I afrueshëm e i përzemërt. Është fytyrëmbël e i sjellshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËMÍ mb., bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i miut. Burrë fytyrëmi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËMÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., shar. Ai që e ka fytyrën si turiri i miut. Fytyrëmiu i dreqit!

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËMÚT,~E mb., shar. I ndyrë; shumë i poshtër. Njeri fytyrëmut.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËQÉN,~E mb., bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i qenit; që ka fytyrë të keqe, të egër. Frikacak fytyrëqen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËQÉN,~I m. sh. ~, ~TË bised., shar. Që e ka fytyrën si turiri i qenit. Na trembi, fytyrëqeni!

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTÝRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Perçe që mbahet nga gratë për të mbuluar fytyrën. Fytyrëz e zezë (e tejdukshme).2. Mbuloja e fytyrës së luftëtarit. Fytyrëz e hekurt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. I vrenjtur. Kapter fytyrëzi.2. Faqezi; i turpëruar. Kopjac fytyrëzi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FYTYRËZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që ka fytyrë të vrenjtur. Fytyrëziu doli në shesh.2. Faqezi; i turpëruar. Fytyrëziut i iku zëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.