Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÚTUR (i, e) mb. 1. Që është në një skaj ku nuk e shohim, që ndodhet thellë a në brendësi të diçkaje dhe nuk duket ose nuk gjendet lehtë; që ndodhet në mes kodrash a shkëmbinjsh e nuk e rreh era. Vend i futur. Skutë e futur.
2. Që ndodhet në thellësi të diçkaje; që është thelluar si gropë, i thelluar. Me sy të futur. Kishte faqe të futura.
3. fig. Që është i afrueshëm; që ka zotësinë të futet midis njerëzve edhe kur nuk e ftojnë. Njeri i futur.
FÚTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Gropë a e thelluar e vogël; kund. e dalë. Të futurat dhe të dalat e murit. Më shumë të futura e të dala.
2. bised. Gji i vogël në det, në liqen etj. U fsheh në një të futur të liqenit.
3. bised. Dredhi, hile. Nuk e kuptoi të futurën. E ka me të futur e ka me dredhi (me hile); do të ta punojë keq.
✱Sin.: gropë, gropëz, dredhi, hile.
FUT (FUS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E shtie a e vë diçka brenda në një vend (në një orendi, në një vend tjetër të mbyllur); e shpie dikë a diçka në një vend të mbyllur, të rrethuar, të mbrojtur a të fshehtë; kund. nxjerr, qit. E futi në sirtar. I futi rrobat në dollap (në valixhe). I futi librat në raft. Fut në xhep. I futi dhentë në vathë. E futi nga dera (nga dritarja).
2. kal. E zhyt në ujë etj., e kredh diku në thellësi; kund. nxjerr. E futi në ujë (në liqen, në pus). I futi këmbët deri në gju.
3. kal. Ngul në tokë a në një trup; e shtie diçka në një vrimë a në zbrazëtinë e një sendi; vë. E futi gozhdën thellë. Fut krahun në mëngë. Fut çelësin në derë. Fut gishtin në unazë (unazën në gisht).
4. kal., edhe fig. Bëj që të hyjë e të zërë vend midis njerëzve a sendeve; bëj që dikush të ndërhyjë për diçka. E futën në mes. Futi ndërmjetës (dorëzanë).
5. kal. Hedh diçka në një gjë tjetër; shtie. I futi ujë verës. I fut kripë gjellës.
6. kal., fig. Bëj që ta njohë e ta kuptojë më thellë diçka ose të ketë të qartë thelbin e një çështjeje; bëj që të marrë vesh diçka të fshehtë a të panjohur; e bëj të rrahë diçka në mendje, e zhyt. E futi në thelbin e çështjes. E futi në mendime të thella.
7. kal., fig. Bëj që të hyjë thellë e të zërë vend diku, bëj që diçka të kuptohet e të përvetësohet mirë nga dikush. E kanë futur në jetën e përditshme.
8. kal., bised. Vendos një arnë, një copë etj. në një rrobë, në këpucë etj.; vë, hedh. I futi një arnë këmishës. U futi gjysma këpucëve.
9. kal. Vë mënjanë para, prodhime, ushqime etj. dhe i ruaj për t’i përdorur më vonë ose për një qëllim të caktuar, shtie në shtëpi; jap një sasi të hollash bashkë me të tjerët për një qëllim të caktuar; vë. I futën zahiretë e dimrit. Futën nga një mijë lekë secili.
10. kal. Vë dikë në një punë, e caktoj në një detyrë; e bëj anëtar të një organizate, e pranoj të marrë pjesë diku; kund. heq, nxjerr, përjashtoj. E futi në punë (në shkollë). E futi djalin në zanat. E futën në kategorinë e parë.
11. kal., fig. E përfshij brenda diçkaje, e vë a e shtoj diku; kund. heq. E futën në rendin e ditës. Nuk e kanë futur në këtë numër të revistës.
12. kal., fig. E shpie dikë në një gjendje të caktuar; bëj që dikush a diçka të vijë në një gjendje të veçantë; i kalit dikujt një ndjenjë etj. I futi në grindje (në sherr). E futi në kurth (në grackë).
13. kal., bised. Veproj shpejt me një mjet, kryej një punë a një veprim me një mjet; i heq, i shkoj; vë diçka në një makinë ose në një aparat që të punohet a të përpunohet. Ia futi me fshesë oborrit e fshiu shpejt e shpejt. I futi një përdaf murit e sheshoi murin me përdaf. I futi një të larë me makinë.
14. kal., bised. I bie me diçka, e godas fort; i jap, ia këput; i vë. Ia futi me pëllëmbë. I futi një të sharë. Ia futi një vulë (një firmë).
15. kal., fig. Bëj që dikush të nisë e të veprojë ose të marrë pjesë në diçka; hedh, vë. E futi në veprim (në lëvizje). E futi në garë.
16. kal., fig., bised. Nis diçka, e përdor a e vijoj më tej; vë; kund. heq. E futi rakinë (duhanin). E fut në përdorim (në qarkullim).
17. kal., bised. Flas në njëfarë mënyre; them diçka; flas kot; kryej diçka në tym. Ia futi qorrazi (në tym, në erë). Mos ia fut kot!
18. kal., bised. Ha ose pi diçka me një frymë a me shumicë; bëj diçka që më kënaq. Ia futi një pilaf. Ia futi një gjumi të mirë fjeti mirë e mirë.
19. kal., bised. Iki me të shpejtë e si të mundem; çaj diku. Ia futi fushës (pyllit, rripave). Ia futën përpjetë (tatëpjetë).
20. jokal., v. III, bised. Bie me shumicë (për reshjet); fryn papritur, me forcë (për erën etj.). Ia futi një shi. Ia futi një erë.
✱Sin.: shtie, vë, kall, këllas, rras, trus, zhulat, cit, zhap, shkoj, vë, qit, mbjell, marr, jap, heq, hyj, ngop, përfshij, këput, godit, hedh.
♦ E futi në batak (dikë). E fut (e shtie) në *bigë (dikë). E fut (e vë) në *brazdë (në hulli) (dikë). E futën (e rrasën) brenda e futën në burg. S’e fut (s’e vë, s’e ka) në *defter (dikë a diçka) mospërf. S’di ku të futë *kokën (kryet) (dikush). Fut *duart (diku) keq. I futi (i kalli) dreqin (*djallin) (dikujt a diçkaje). I futi (i shtiu) *të dridhurat (dikujt). Ia fut *dushk (dikush). I futi (i shtiu) *ethet (dikujt). Fut *fite (dikush). Fut *fitila (dikush). Fut *flakën (dikush). I futi (i vuri) *gërshërën (diçkaje). Fut gishtin (duart) diku përzihem në një punë që nuk më takon. E futi (e shtiu) në *grackë (dikë). Është futur deri në *grykë (dikush). Ia ka futur në *gjak (dikujt). Fut *gjemba (dikush). I fut *gjilpërat (dikujt). Ia fut (ia këput) *gjumit (dikush). Fut hundët në diçka ndërhyn në një çështje që s’të takon. E fut (e vë) në hulli (në *brazdë) (dikë). Fut *hundët (hundën) (dikush) keq. I futi *hundëzën (dikujt). I fut në një *kallëp. E fut në *kallëpe (dikë a diçka). Ia fut *katundit (dikush) vulg. Fut (kall) *këmbët (diku). *Këput e fut (rras) (dikush) keq. E futi (e shtiu) në *kllapë (dikë). S’di ku të futë *kokën (kryet) (dikush). Ia fut katundit flas pa u menduar mirë. Ia fut si kau pelës ia këput tjetër për tjetër. Fut *kokën (diku). Ia futi në *kokë (në krye) (dikujt). E fut në *kornizë (dikë a diçka) libr. Ia fut kot flas kuturu. I fut *krahun (dikujt). I futi *krimbin (dikujt). Ia futi në krye (në *kokë) (diçka). Fut *kunja (dikush). E futi (e shtiu) në *kurth (dikë). E futi (e zuri) në *lak (dikë). Ia fut (ia shtie) në *mend (diçka). Ia fut (ia shtie) në *mendje (diçka). I futi (i shtiu) *mizat (dikujt). I futi (i kalli) *murtajën (dikujt a diçkaje). S’e fut (s’e vë, s’e zë, s’e shtie) në *numër (dikë). Fut *pyka (dikush). Ia fut *qorras (dikush). E futi (e shtiu) në *rreth (dikë). E futi (e vuri) në *sirtar (diçka). Fut *spica (dikush). I fut *spicat (dikujt). E fut nën sqetull dikë e marr në mbrojtje. Fut (shtie) shejtanin (djallin) në shishe është shumë i zoti, i shkathët e dinak. I fut (i vë) shkopinj në rrota i nxjerr pengesa e ngatërresa. Ia fut (ia lëshon) *shpatit (dikush). E fut në shpirt (në *zemër) (dikë a diçka). E futi në *shtrungë (dikë). E futi në *torbë (dikë). Ia fut në *tru (diçka). Fut *turinjtë (dikush) keq. Ia fut në *tym (dikush). E futi (e shtiu) në *thes (dikë) keq. I ka futur (i ka ngulur) *thonjtë. E ka futur ndër *thonj (dikë). I fut thumba dikujt e bëj të dyshojë a të shqetësohet për diçka. E futi në *valle (dikë). E futi (e shtiu) në *vathë (dikë). Më futi (më shtiu) *veremin (dikush a diçka) vjet. Ia futi (ia shtiu) në *vesh (dikujt). Fut ujkun në vathë fut armikun në shtëpi. Ia fut vetes vras veten; dëmtoj veten. I fut (heq, vë) vizë (vijë) dikujt a diçkaje nuk e përfill më; e fshij nga defteri. E fut në *zemër (në shpirt) (dikë a diçka). I futi (i shtiu) *xixat (dikujt). E futi në *xhep (dikë). E fut (e vë) në *xhep (diçka). E futi në *zdrukth (dikë). I fut në një *zdrukth. I futi (i shtiu) *zekthin (dikujt). E fut në *zemër (në shpirt) (dikë a diçka). E futi e vuri (e vuri) në *zgjedhë (dikë). Fut *zjarrin (dikush). Fut *zjarrin në kashtë (dikush).
FUTURÍST,~E mb., art. Që ka të bëjë me futurizmin; i futurizmit. Poet futurist.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUTURÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT let., art. Ai që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahës e ndjekës i futurizmit. Një ndër futuristët.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUTURÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahëse dhe ndjekëse e futurizmit. Ka formim prej futuristeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUTURÍZ/ËM,~MI m., let., art. Lëvizje letrare e fillimit të shekullit XX në disa vende te Evropës si Itali, Rusi etj, e vetëshpallur si “arti i së ardhmes”, që u shkëput nga tradit…
Shfaq përkufizimin e plotë →FUTUROLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me futurologji. Thënia e futurologut.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUTUROLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me futurologji. Futurologia u ftua në një emision.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUTUROLOGJÍ,~A f. Studim dhe parashikim i së ardhmes. Specialisti i futurologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUTUROLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me futurologjinë; i futurologjisë. Tipar futurolog.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë