Fjalori
FUSTË

FÚST/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Fund i gjerë grash a vajzash; fund. Vesh fustën.
2. Këmishë e brendshme për gra ose për vajza. Palosi fustat.

FUSTË

FÚST/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT usht., det. Lloj barke e shpejtë, që përdorej për qëllime luftarake. U nis fusta nga bregu.


Rezultate të ngjashme

FUSTÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veshje e sipërme grash e vajzash, prej basme ose prej cohe a stofi të hollë, me mëngë ose pa mëngë që qepet njësh dhe mbulon gjithë trupin deri te gjunj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FUSTANBÁRDHË mb. 1. Që ka fustan të bardhë. Pashë një vajzë fustanbardhë.2. Që është e veshur dhe e mbajtur mirë. Femër e hijshme dhe fustanbardhë.3. fig. E fisshme; fisnike. E ka …

Shfaq përkufizimin e plotë →

FUSTANÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr. Fund prej pëlhure të bardhë e me shumë pala në veshjen për burra në Jug të Shqipërisë dhe më gjerë e që përdoret nga valltarë apo nga këngëtar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FUSTANHÓLLË mb. 1. fig. Që di të vishet e të mbahet. Ishte me sqimë e fustanhollë. 2. fig. I hollë e i gjatë. Bariu fustanhollë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FUSTANKAMBRÍ mb. Që ka veshur fustan prej kambriku. Mikja fustankambri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FUSTANSHKRÚAR mb. Që ka veshur fustan me lule e me ngjyra. -Ku po shkon, moj fustanshkruar?!

Shfaq përkufizimin e plotë →

FUSTAN/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ka veshur fustan të zi. Shoqja fustanzezë.2. fig. Që rri pa punë e zanat; që nuk është i zoti të mbajë shtëpinë e familjen. More i mjerë e fustanzi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.