Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FUSHÓR,~E mb. 1. Që është fushë; që shtrihet në fushë a që kalon nëpër fusha. Krahinë fushore. Rrugë fushore.
2. Që ka të bëjë me vendet që shtrihen në fushë; që lidhet me fushën, që i përket fushës, i fushës. Punime (ekspedita) fushore. Kërkime (studime) fushore.
3. usht. Që është i përshtatshëm për zonat e fushës, që vepron në fushë; që vepron në kushte fushimi, i fushimit. Artileria fushore. Spital fushor. Shtabi fushor. Posta fushore.
✱Sin.: fusharak, i ulët, i butë.
FUSHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend i rrafshët e pak i hapur; fushë e vogël. Fushoret e krahinës.✱Sin.: fushë, fusharake, fushëtirë, çeltinë, vuth.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë