Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÚRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkop i trashë e i gjatë me një bigë në krye, që shërben si mbështetëse për diçka; bigë, mbajtëse. Furkat e kasolles. I vë një furkë. E mbaj me furkë.
2. Shkop me bigë në majë, ku vihet shtëllunga e leshit a e pambukut për ta tjerrë. Furkë leshi. E tjerr në furkë.
3. Sfurk. Furkë druri (hekuri). Furkë për bar.
4. Secila nga shtyllat kryesore prej druri, të ngulura në tokë, në çdo qoshe të kasolles a të shtëpisë së ulët, mbi të cilat hidhen trarët anësorë të çatisë. Shtëpi me furka.
✱Sin.: bigë, mbajtëse, furkëz, çatalle, drugë, drugëz, krevë, qatër, garravesh, furkaçe, çandër, pajandër, urojmë, maxhallëk, sfurk.
♦ (U bë) *bosht furke (dikush). (U bë) *lesh në furkë (dikush). (Del) si *boshti para furkës (dikush) keq. E di (e njoh, e kam) si *plaka furkën (diçka). E dredh në furkë (dikë) e ndëshkoj rëndë (për një faj që ka bërë); i tregoi vendin. I ikën (i luajtën) furkat (dikujt) tall. u çmend, lajthiti, shkau; luajti mendsh (nga mendtë). S’është as për furkë e as për çorap (dikush) nuk është i zoti për asgjë, nuk bën dot asnjë punë; s’e nxjerr qimen nga qulli; kund. të merr gjak në vetull (dikush). Ka edhe furkën, edhe drugën (dikush) mund të bëjë çdo gjë, është i plotfuqishëm; ka edhe gurin, edhe arrën. Si *rrushi pa furkë (pa herek) (dikush).
FÚRKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog. Furkë. Vë leshin në furkëz.2. usht. Largesa midis vendeve të rënies së dy predhave të artilerisë, që llogaritet për të saktësuar goditjen, duke nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →FURKATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë a grua që tjerr leshin me furkë. Duart e furkatores.
Shfaq përkufizimin e plotë →FURKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shkop i trashë e i gjatë me një bigë në majë që shërben për të mbajtur degët e një peme që të mos thyhen ose për të mbajtur njërën anë të barrës kur …
Shfaq përkufizimin e plotë →FURK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vë furka. Furkoj pemën.
Shfaq përkufizimin e plotë →FURKULÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pirun. Po hante me furkulicë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë