Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►FUNDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zhytem në fund të detit, të liqenit etj.; bie e kridhem diku sa të mos dukem; kridhem thellë. Fundosem në ujë (në baltë, në rërë). U fundos menjëherë.
2. v. III Ulet poshtë, humbet, vithiset. U fundos toka.
3. fig. Bie në një gjendje të vështirë, nga ku nuk mund të dal lehtë; shkoj drejt rënies së plotë; pësoj një dështim a humbje të rëndë. Ishte fundosur nga kritikat.
4. pës. e FUNDÓS.
✱Sin.: mbytem, zhytem, fundohem, vithisem, ulem, groposem.
FUNDÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër derisa të mos duket, e bëj që të bjerë në fund të detit, të liqenit etj.; e fut diku (në baltë, në rërë etj.) sa të mos duket, e kredh thellë. E fundosi anijen furtuna. E fundosi në det. I fundosi në baltë.
2. fig. Bëj që dikush të bjerë në një gjendje të vështirë, nga ku nuk mund të dalë lehtë; bëj që të bjerë shumë poshtë nga pozita shoqërore ose të pësojë një dështim a humbje të rëndë; gropos. E fundosi krejt.
✱Sin.: mbyt, zhyt, fundoj, vithis, gropos.
FUNDÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër derisa të mos duket, e bëj që të bjerë në fund të detit, të liqenit etj.; e fut diku (në baltë, në rërë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FUNDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Zhytje a rënie në fund të detit, të liqenit etj.; kredhje në baltë etj. Fundosja e anijeve.2. Vithisje (e tokës, e themeleve etj.). Fundosja e tokës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FUNDÓSUR (i, e) mb. Që ka rënë deri në fundin e detit, të liqenit etj.; që ka rënë poshtë dhe është mbuluar; që është fundosur, që është vithisur. Varkë e fundosur. Tokë e fundosur…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë