Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FUÇÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Enë e madhe, e rrumbullakët dhe e përzgjatur prej druri, prej metali ose prej ndonjë lënde tjetër, me dy funde të sheshta, që përdoret për të mbajtur gjëra të lëngshme, sende ushqimore etj.; vozë; sasia sa nxë një enë e tillë. Fuçi druri. Kapaku i fuçisë. Dy fuçi djathë.
2. fig., mospërf. Njeri i shëndoshë dhe me bark të madh. Thuaji të vijë fuçisë!
♦ U bë fuçi (dikush) u fry nga të ngrënët, hëngri shumë sa iu fry barku. Fuçi baruti vend, në të cilin është gati të shpërthejë menjëherë lufta; vend me rrezik për një shpërthim konflikti. Fuçi birre tall. njeri me trup shumë të trashë e me bark të fryrë.
FUÇIBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën dhe ndreq fuçi; vozëtar. Vegla për fuçibërësin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUÇIPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Fuçibërës. Dyqani i fuçipunuesit.✱Sin.: vozëtar, fuçibërës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FUÇÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zvog. Fuçi e vogël; bucelë. Rregulloj fuçizën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë