Fjalori
FTIGË

FTÍG/Ë,~A f. 1. mjek. Epilepsi. I kishte rënë ftiga.
2. fig. Nervozizëm i pakontrollueshëm. U mbush me ftigë.
3. Frikë e madhe; tutë. Paska ftigëmadhe ky!


Rezultate të ngjashme

FTIGÁJKË mb. f. Ftigane. Grua ftigajkë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FTIGÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ftigane. Na çmendi, ftigajka!

Shfaq përkufizimin e plotë →

FTIGÁN,~E mb. 1. Që vuan nga ftiga, nga epilepsia. Njeri ftigan.2. fig. Që merr zjarr e nuk përmbahet; nevrik, idhnak. Mbeti ftigan ai, nuk durohet. 3. fig., përçm. Shpifës e intri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FTIGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që vuan nga ftiga, nga epilepsia. Ftiganin e çuan në spital.2. fig. Ai që merr zjarr e nuk përmbahet; nevrik, idhnak. Ftigani, na e prishi kuvendin! …

Shfaq përkufizimin e plotë →

FTIGÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vuan nga ftiga, nga epilepsia. Ftiganes i dhanë ilaçet.2. fig. Ajo që merr zjarr e nuk përmbahet; nevrike, idhnake. Na nxehu, ftigania! 3. fig…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►FTIG/ÓHEM jovep., ~OVA (u), ~ÚAR vetv. Frikësohem shumë; tmerrohem. U ftigua nga një zhurmë e fortë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FTIG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Frikësoj dikë shumë; tmerroj. Na ftigoi, qafiri!

Shfaq përkufizimin e plotë →

FTÍGTË (i, e) mb. Që është shumë i dhënë pas diçkaje. Tifoz i ftigtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.