Fjalori
FSHIKËT

FSHÍKËT (i, e) mb. 1. bot. Që ka fshikatrung a në degë (për drurët). Dru i fshikët.
2. fig. Që e ka zënë një e keqe, që ka halle; i gjorë. Një plakë e fshikët.

FSHIKËT

FSHÍKËT,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) fig. Ai që e ka zënë një e keqe, që ka halle; i gjorë. Ç'pati, i fshikëti? Ç’të bëjë, i fshikëti!

FSHIKËT

FSHÍKËT,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) fig. Ajo që e ka zënë një e keqe, që ka halle; e gjorë. E fshikëta, si është bërë!


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FSHIK
FSHIK

FSHIK vep., ~A, ~UR kal. 1. Ia bëj trupin a një pjesë të tij me fshika, bëj që t’i dalin fshika. Thëllimifshik duart. Ethet ia paskan fshikur buzët.
2. I shkaktoj një gërvishtje a një plagëlehtë; v. III e zë pak (një sëmundje); e plagos lehtë. E fshiku pak gripi. Duhanin e paska fshikur vrugu.
3. E prek lehtë me dorë, e çik paksa. E fshiku për një çast.
4. v. III, fig. Bie a prek pak diku. Dielli ka fshikur majat e maleve.
5. Fshikulloj me thupër etj. Fshik kalin (mushkën).
Sin.: cek, prek, gërvisht, çik, fshikulloj, flluskos.


Rezultate të ngjashme

FSHÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Flluskë e vogël që bëhet në lëkurë nga një sëmundje, nga një goditje ose nga djegia, flluskë. I kanë dalë fshika në buzë. U mbush me fshika uji në trup…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FSHIKËKÁRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fshikartë. Lulet e fshikëkartës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FSHÍKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog. Fshikë. Fshikëza e tëmthit. Fshikëza e krimbit të mëndafshit. 2. bot. Fshikartë, drokth. Gjethet e fshikëzës.Sin.: fshikë, fshikartë, drokth.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FSHIKËZÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Lungë e keqe që del në trupin e njeriut; tumor i keq. I doli një fshikëzezë.Sin.: lungë, tumor, kancer.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.