Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRYMËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbushje me dëshirë e forcë për të bërë diçka. Burim (shembull) frymëzimi.
2. Gjendje e ngritur e vetëdijes, gjatë së cilës shpërthen hovi krijues i njeriut nën ndikimin e ideve e të ndjenjave të fuqishme; gjendje shpirtërore e ngritur që e gjallëron shumë aftësinë krijuese të njeriut; shpirti krijues. Frymëzim i fuqishëm. E ka pushtuar frymëzimi.
3. Dikush a diçka që të frymëzon. Është një frymëzim i madh për ne.
✱Sin.: muzë, shpirt, shpirtërim, shpirtëzim.
FRÝMËZ,~A f., mjek. Astma, gulçimi. E paska zënë frymëza.✱Sin.: astma, shpirra, gulçimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FRYMËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbushem me dëshirë e me forcë për një punë a veprimtari; marr hov të ri krijues e veprues; mbushem me frymëzim, kam frymëzim. Frymëzohe…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj që dikush të mbushet me dëshirë e me forca për një punë a veprimtari; i ngjall një mendim a një ndjenjë të thellë e të lartë, i jap hov të ri në…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZÚAR (i, e) mb. Që është mbushur me frymëzim, i pushtuar nga frymëzimi; që ka frymëzim. Artist (poet, sportist) i frymëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZÚES,~E mb. Që e frymëzon dikë në punë e në jetë, që i ngjall dikujt frymëzim. Shembull frymëzues. Këngë (poezi) frymëzuese. ✱Sin.: shpirtërues, shpirtëzues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që frymëzon dikë për të bërë një punë; ai që të ngjall frymëzim. Frymëzuesi dhe drejtuesi i projektit.✱Sin.: shpirtërues, shpirtëzues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që frymëzon dikë për të bërë një punë; ajo që të ngjall frymëzim. Frymëzuese e zjarrtë e të drejtave të grave.✱Sin.: shpirtërues, shpirtëzues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZËNË mb. 1. Që i është zënë fryma nga lodhja, që është lodhur shumë; si mallk. që iu zëntë fryma, që vdektë! Lojtar frymëzënë.2. Që vuan nga shpirra, shpirraq. Kalë frymëzënë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZËN/Ë,~I m. sh. ~, ~T 1. Ai që i është zënë fryma nga lodhja, ai që është lodhur shumë. Frymëzëni ngadalësoi hapin. 2. Ai që vuan nga shpirra, shpirraq. E çuan në spital frymë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËZËNË f. Ajo që i është zënë fryma nga lodhja, ajo që është lodhur shumë. I dhanë ujë frymëzënës.2. Ajo që vuan nga shpirra, shpirraqe. Frymëzëna ishte përmirësuar.✱Sin.: astma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë