Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRYMËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Yshtëse. Shkoi te frymëtorja.
FRYMËTHÍTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~E Frymëmarrje. Bën frymëthithje. Rrugët e frymëthithjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËTHÍTHËS,~E mb. Frymëmarrës. Veprim frymëthithës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Yshtje; namatisje. Nuk i pëlqente frymëtimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ysht; namatis. E frymëtoi njërën nga gratë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Yshtës. Mori një frymëtor në shtëpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËTÚAR (i, e) mb. I yshtur. Ishin bërë si të frymëtuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë