Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRYMËMÁRRJE, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Thithja e oksigjenit dhe nxjerrja e gazit karbonik nga qeniet e gjalla; thithja dhe nxjerrja e lehtë e ajrit nga mushkëritë; thithja e ajrit nga qeniet e gjalla. Frymëmarrje e lehtë. Frymëmarrje e shpejtë. Aparati i frymëmarrjes. Rrugët e frymëmarrjes.
2. fig. Gjallëri, fuqi. Ka frymëmarrje të gjerë.
✱Sin.: frymë, gjallëri, fuqi, jetë.
FRYMËMÁRRËS,~E mb. Që ka të bëjë me frymëmarrjen, që lidhet me frymëmarrjen, i frymëmarrjes. Aparat frymëmarrës. Lëvizje frymëmarrëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËMBARÚAR mb. 1. I vdekur. Njeri (pacient) frymëmbaruar.2. I rraskapitur. Prej punës së rëndë djali frymëmbaruar ishte shtrirë në shtrat.✱Sin.: i vdekur, i rraskapitur, i lodhur…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRYMËMÍRË mb., fig. Shpirtmirë, zemërmirë. Mësues frymëmirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë