Fjalori
FRYJË

FRÝJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Erë shumë e fortë; frymë. Nuk të lë fryjakalosh.
2. Borë e grumbulluar nga era nëpër gropa, nëpër hendeqe etj. Fryjë borë. Rrugën e ka zënë fryja.
Sin.: erë, frymë, fërfëllizë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FRYJ
FRYJ

FRY/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzëtmbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërivenxjerr me vrull nëpërmjet gojës. I fryj zjarrit. I fryn kandilit për ta shuar. I fryj kafesë (gjellës) për ta ftohur.
2. kal. Drejtoj me vrull një rrymë ajri mbi diçka me anë të një mjeti. I fryj zjarrit me kacek (me rrëshiq) për ta ndezur.
3. kal. Mbush diçka me ajrin e mushkërive; mbush me shumë ajër diçka me anë të një mjetiposaçëm; kund. shfryj. Fryj topin. E fryj me gojë (me pompë).
4. kal. Çoj me forcë ajrin e mushkërive nëpër vrimën e një sendi a të një vegle frymore për të nxjerrë ose tinguj muzikorë; i bie një sendi a një vegle fryme. I fryj bilbilit. I fryn fyellit. I frynte borisë. I fryn gajdes.
5. jokal., v. III Lëviz shpejt e me vrull (për erën). Fryn erë. Fryn juga.
6. kal. Bëj që t’i fryhet dikujt një pjesë e trupit, ënjt. Ia fryu dorën (këmbën).
7. kal., bised. E ngop një njeri a një kafshë me të ngrënë, i mbush barkun. Ia frynë barkun. E fryu kalin.
8. kal., bised. E shëndosh shumë një njeri a një kafshë, e ngjall, e majm duke e ushqyer mirë. E mbajti gjelin derisa e fryu.
9. kal., vet. v. III E shton shumë ujin (e përrenjve, të lumenjve etj.), ngre nivelin e ujit. Shirat i frynë lumenjtë (përrenjtë).
10. kal., vet. v. III E bymen, e mbufat diçka duke e ngopur me ujë a me një lëng tjetër. Lagështira i fryka dërrasat. Shiu e kishte fryrë tokën.
11. kal., fig. Rrit, zmadhoj a zgjeroj diçkashumë sesa duhet; e paraqes diçka më të madhe nga ç’është në të vërtetë. I paska fryrë shifrat. Mos i frymetat kot!
12. kal., fig. Nxit a shtyj dikë kundër një tjetri me qëllimkeq. E kishin fryrëtjerët.
13. kal., fig. E zemëroj, e inatos dikë. E fryu, ia sollimajëhundës.
14. kal. Ysht, namatis. I frynin fëmijës (nuses).
15. jokal., bised. Iki me të shpejtë, ua mbath këmbëve. Fryu nga shtëpia (nga dera).
Sin.: mbush, ënjt, bymej, mbufat, ngop, urgus, shemb, mullos, majm, trash, tultoj, tulos, dhjam, ngjall, bullafiq, rrit, zmadhoj, zgjeroj, shtoj, nxit, zemëroj, inatos, buhavit, ysht, namatis.
U dogj nga *kungulli e i fryn kosit (dikush). U dogj nga *qulli e i fryn kosit (dikush). I fryn (i bie) *borisë. Fryjnë *erërat (për dikë a për diçka) libr. I fryn *farkës (dikush). I fryn (i bie) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I fryn (i bie) *gajdes (dikush). I fryn (i bie) kavallit (*fyellit) (dikush) tall.fryn nga *këmbët (dikush). fryftë *nusëza! mallk. Fryn *pendët (dikush). fryu *sqetullat (dikush) keq. Fryj *sytë (për diçka). Nuk i fryn në *sy (dikujt). U fryn *urëve (dikush). I fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në *vesh (dikujt). fryu (më ënjti) *zemrën (dikush a diçka). I fryn *zjarrit (dikush). Kthehet ngafryjë *era (dikush). Kthen gunën ngafryjë *era (dikush). Shkon ngafryjë *era (dikush).


Rezultate të ngjashme

FRY/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzët të mbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërive që nxjerr me vrull nëpërmjet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.