Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRÍZER,~II m. sh. ~, ~ËT Frigorifer. E vuri mishin në frizer.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZÉR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Parukier; flokëtar. Shkoi te frizeri.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Parukiere; flokëtare. Profesioni i frizeres.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZIÁN,~E mb. Që është karakteristik për Ishujt Frizianë; që e ka prejardhjen prej Ishujve Frizianë. Kuaj frizianë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor i Ishujve Frizianë ose me prejardhje nga Frigjia. Gjuha e frizianëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore e Ishujve Frizianë ose me prejardhje nga Frigjia. Traditat e frizianeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZIANÍSHT ndajf. Në gjuhën friziane. Flas frizianisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZIANÍSHT/E,~JA f. Gjuhë e folur në Ishujt Frizianë që gjenden në Detin e Veriut përgjatë brigjeve të Holandës, të Gjermanisë dhe të Danimarkës. Përkthej nga frizianishtja.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRIZÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndreqje a model flokësh. E ndryshoi frizurën brenda muajit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë