Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►FRESK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. v. III Bëhet i freskët; i ikën pak të ngrohtët (për motin ose mjedisin). Freskohet koha (moti).
2. Marr fresk (duke ndenjur në një vend të freskët ose duke u larë me ujë pak si të ftohtë); ndiej freski; pi diçka të ftohtë për ta ndier veten të freskët (kur është vapë). Iu freskua trupi. U freskua me ujë burimi.
3. fig. Më përtërihen a më ringjallen forcat fizike, fitoj freski trupore, këndellem; çlodhem. U freskua pas pushimit.
4. v. III, fig. Më ringjallet në mendje, më ripërtërihet në kujtesë diçka që ka të bëjë me të kaluarën. Iu freskuan kujtimet.
5. pës. e FRESKÓJ. Moti u freskua nga shiu.
✱Sin.: flladitem, pahitem, ftohem, këndellem, çlodhem.
FRESK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të freskët, i heq pak të ngrohtët (për motin ose mjedisin); sjell freski. Shiu e freskoi motin. Freskoj oborrin me ujë.
2. Bëj që ta ndiej veten të freskët; ndiej freski. Era i freskonte fytyrën.
3. fig. Ringjall në mendje, ripërtërij në kujtesë diçka që ka të bëjë me të kaluarën. Freskoi kujtimet.
4. v. III, fig. Përtërin e ringjall forcat fizike të dikujt, këndell; çlodh. Gjumi të freskon
5. fig. Plotësoj me të dhënat më të reja, ripërtërij; e bëj më të gjallë diçka, gjallëroj. Freskoi dijet (njohuritë).
6. fig. E bëj më të gjallë e më të këndshëm për syrin; i jap shkëlqim të ëmbël (për ngjyrat). I freskuan ngjyrat.
✱Sin.: flladit, pahit, këndell, ringjall, ripërtërij, gjallëroj.
FRÉSKO,~JA f. sh. ~, ~T art. Afresk. Freskot kishin mbuluar murin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESKOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT art. Piktor afreskesh. Punimet e freskografit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESKOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET art. Piktore afreskesh. Freskografe e rrallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESKOGRAFÍ,~A f. art. Art i punimit të pikturave në mur. Merret me freskografi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESKOGRAFÍK,~E mb., art. Që ka të bëjë me freskografinë; i freskografisë. Piktor freskografik.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të freskët, i heq pak të ngrohtët (për motin ose mjedisin); sjell freski. Shiu e freskoi motin. Freskoj oborrin me ujë. 2. Bëj që ta ndiej v…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FRESKÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Thumallus thumallus) Peshk i përrenjve me ujë të ftohtë, i ngjashëm me troftën, me luspa ngjyrë argjendi dhe pendë të gjatë në kurriz; losë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë fresk kur është vapë; erashkë, verore. Freskor…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë