Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRESKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur freskojmë a kur freskohemi; të bërët freskët; rënie e vapës; freski. Freskimi i motit (i dhomës). Freskimi i mbrëmjes (i natës).
2. Prehje në vend të mbrojtur, qëndrim në vend të mbrojtur nga vapa; larje me ujë të ftohtë për të marrë fresk. Freskimi i duarve me ujë.
3. Përtëritje dhe ringjallje e forcave fizike të dikujt, këndellje; çlodhje. Freskimi me gjumë.
4. fig. Përtëritje në kujtesë e diçkaje nga e kaluara; ripërtëritje me të dhëna më të reja, gjallërim. Freskim i kujtimeve (i dijeve).
✱Sin.: freski, flladitje, këndellje, çlodhje.
FRESKÍ,~A f. 1. Të qenët i freskët; gjendje e freskët. Freskia e ajrit (e ujit). Freskia e pranverës. Sjell freski. Ndiej freski. 2. Erë e lehtë dhe e freskët, fllad i freskët. Fry…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESKÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend i freskët; freski. Rrinte në freskinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë